Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

SUN Melting Cream High Protection SPF 50

Mbron - Hidraton - Parandalon krijimin e njollave kafe

Çmimi i zakonshëm 2,560.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,200.00 Lekë Çmimi i ulur 2,560.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem mbrojtës nga dielli për fytyrën me lëkurë të thatë, SPF 50

Tubet

Përshkrimi

Kjo përkujdesje kremoze siguron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve UVA/UVB dhe dritës blu falë një sistemi ekskluziv të filtrave të patentuar. Ajo ofron mbrojtje të përmirësuar kundër plakjes qelizore, hidraton dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së njollave. Rezistent ndaj ujit dhe jo-komedogjen,ky krem është i përshtatshëm për lëkurë normale në të thatë.

Tekstura e tij e butë shkrihet në lëkurë dhe përthithet shpejt, pa lënë një ndjesi të yndyrshme apo ngjitëse. Për 100% të përdoruesve, përfundimi është i padukshëm dhe pa shenja të bardha, ndërsa lëkura mbetet e hidratuar.

Aroma e tij magjepsëse përkëdhel shqisat me notat e portokallit të ëmbël, lules Tiare dhe vaniljes, duke ofruar një ftesë të vërtetë për të shijuar verën.

Përdorimi

Aplikohet në fytyrë para ekspozimit në diell. Riaplikohet pas daljes nga uji ose fshirjes me peshqir.

Përbërësit

AQUA/WATER, DIBUTYL ADIPATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, GLYCERIN, ISOPROPYL LAUROYL SARCOSINATE, DIISOPROPYL SEBACATE, ACRYLATES/C12-22 ALKYL METHACRYLATE COPOLYMER, CETEARYL ALCOHOL, PARFUM/FRAGRANCE, GLYCOL PALMITATE, ORYZA SATIVA (RICE) HULL POWDER, COCO-GLUCOSIDE, DIMETHICONE, C20-22 ALKYL PHOSPHATE, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, BENZYL ALCOHOL, C20-22 ALCOHOLS, CAPRYLOYL GLYCINE, TOCOPHEROL, ARGININE, TOCOPHERYL ACETATE, DEHYDROACETIC ACID, SODIUM GLUCONATE, SODIUM HYDROXIDE, DIMETHICONOL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, CITRIC ACID, DISODIUM LAURYL SULFOSUCCINATE, INOSITOL, EICHHORNIA CRASSIPES EXTRACT, ETHYL FERULATE, SOLANUM LYCOPERSICUM (TOMATO) FRUIT EXTRACT, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, FAGRAEA BERTEROANA FLOWER EXTRACT, LIMONENE, LINALOOL, CITRONELLOL, GERANIOL [N4801/A].