Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Rêve de Thé Toning Firming Cream

Ridensifikon- Hidraton - Tonifikon

Çmimi i zakonshëm 4,320.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 5,400.00 Lekë Çmimi i ulur 4,320.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje kremoze  ushqyese dhe tonfikuese me ekstrakte çaji jeshil

Vazo

Përshkrimi

Ky krem me aromë dhe teksturë magjepsëse hidraton lëkurën tuaj dhe ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së saj.
Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

90% e përdoruesve e ndjejnë lëkurën e tyre të hidratuar.

Pas një muaji përdorimi, lëkura është më e tonifikuar për 90% të përdoruesve dhe më e fortë për 81% të tyre.

Tekstura e saj me "efekt kub akulli" përthithet menjëherë në kontakt me lëkurën, duke ofruar një ndjesi tonifikuese dhe freskuese të menjëhershme.
Çdo aplikim shoqërohet me aromën karakteristike rigjallëruese, e cila lë një "vello" të parezistueshme në lëkurë.

Përdorimi

Masazhoni këmbët me lëvizje nga poshtë-lart, duke filluar nga këmbët deri te ijet.
Më pas, masazhoni krahët me lëvizje të lehta, nga duart drejt kraharorit.

Për zonën e barkut, preferohet masazhi me lëvizje rrethore në drejtim të akrepave të orës

Përbërësit

AQUA/WATER, ALCOHOL DENAT., LAURYL LAURATE, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, GLYCERIN, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, OCTYLDODECANOL, SODIUM ACRYLATES COPOLYMER, PARFUM/FRAGRANCE, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, LECITHIN, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, SECALE CEREALE (RYE) SEED EXTRACT, CAMELLIA SINENSIS FLOWER EXTRACT, SODIUM HYALURONATE, SODIUM HYDROXIDE, SODIUM BENZOATE, ALPHA-ISOMETHYL IONONE, GERANIOL, CITRAL, LIMONENE, LINALOOL [N4504/A].