Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Rêve de Thé Revitalising Moisturising Milk

Hidraton - Zbut - Revitalizon

Çmimi i zakonshëm 2,960.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,960.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje hidratuese në trajtë qumështi për lëkurën, me ekstrakte çaji jeshil

Flakon

Përshkrimi

Ky qumësht trupi me butësi të mrekullueshme i dhuron lëkurës suaj rehati dhe hidratim për 24 orë.
Lëkura bëhet e freskët, e butë dhe e rehatshme.

Tekstura e tij e lehtë dhe e shkrirë përthithet shpejt, duke ju lejuar të visheni menjëherë.
Lëkura juaj mbështillet me një aromë delikate që i jep shqisave tuaja energjinë e nevojshme çdo ditë.

Përdorimi

Numëroni 6 shtypje nga qumështi, me përmasa sa 1 kokërr lajthie, në ditë për të gjithë trupin.

Masazhoni këmbët me lëvizje nga poshtë-lart, duke filluar nga këmbët deri te ijet.
Më pas, masazhoni krahët me lëvizje të lehta, nga duart drejt kraharorit.

Për zonën e barkut, preferohet masazhi me lëvizje rrethore në drejtim të akrepave të orës.

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, BEHENYL ALCOHOL, PENTYLENE GLYCOL, ARACHIDYL ALCOHOL, PARFUM/FRAGRANCE, TOCOPHEROL, SACCHARIDE ISOMERATE, CARBOMER, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, ARACHIDYL GLUCOSIDE, CAPRYLYL GLYCOL, GLYCERYL CAPRYLATE, SODIUM GLUCONATE, SODIUM HYDROXIDE, CAMELLIA SINENSIS FLOWER EXTRACT, CITRIC ACID, SODIUM CITRATE, LIMONENE, CITRAL, LINALOOL, ALPHA-ISOMETHYL IONONE, GERANIOL