Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Rêve de Thé Exalting Fragrant Water

Aromë e freskët - Zgjon shqisat - Rigjallëron mendjen

Çmimi i zakonshëm 3,520.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,400.00 Lekë Çmimi i ulur 3,520.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Ujë i parfumuar me ekstrakte nga çaji jeshil

Flakon

Përshkrimi

Lëreni veten të pushtoheni nga një aromë magjepsëse që zgjon shqisat.

Ky ujë i parfumuar është një koncentrat i vërtetë energjie me veti freskuese dhe rigjallëruese.
Ai mbështjell lëkurën me një ndjesi mirëqenieje, duke kombinuar nota të ravenit, cajit jeshil dhe bimëve të freskëta.
Spërkatjet e kësaj përkujdesjeje në lëkurë, ofrojnë një ndjenjë të parezistueshme freskie.

Përdorimi

Nëse dëshironi, spërkateni ujin e parfumuar disa centimetra larg lëkurës, duke u përqendruar te qafa dhe pjesa e brendshme e kyçeve të duarve.

Mund të krijoni edhe një re parfumi dhe të kaloni përmes saj për t’u mbështjellë plotësisht me aromën tuaj të preferuar.

Për një efekt më delikat, spërkateni furçën e flokëve me një sprucim para përdorimit.

Përbërësit

ALCOHOL DENAT., AQUA/WATER, PARFUM/FRAGRANCE, TOCOPHERYL ACETATE, GLYCERIN, CAMELLIA SINENSIS FLOWER EXTRACT, LIMONENE, LINALOOL, ALPHA-ISOMETHYL IONONE, GERANIOL, CITRAL [N4501/A].