Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Reve de Miel Face and Body Ultra-Rich Cleansing Gel

Pastron - Qetëson - Zbut

Çmimi i zakonshëm 2,080.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,600.00 Lekë Çmimi i ulur 2,080.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel pastrues për fytyrën dhe trupin me lëkurë të thatë

Flakon

Përshkrimi

Pastrojeni lëkurën tuaj të thatë butësisht me këtë xhel larës me mjaltë dhe luledielli.

Ky xhel larës ultra-ushqyes për fytyrën dhe trupin kujdeset në mënyrë të përditshme për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme.

- Pastron butësisht fytyrën dhe trupin pa e tharë lëkurën.
- Shkuma e tij e butë dhe aroma e ëmbël me mjaltë e shndërrojnë dushin tuaj në një moment të vërtetë relaksi, duke qetësuar lëkurën dhe mendjen.

Përdorimi

Përdoreni xhelin në mëngjes dhe /ose në mbrëmje.
Aplikoni një sasi të vogël xheli në duar dhe përhapeni butësisht në lëkurë të lagur. Shkumoni lehtësisht trupin dhe fytyrën.
Shpëlani me ujë të bollshëm.

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, SODIUM COCOAMPHOACETATE, SODIUM LAUROYL SARCOSINATE, LAURYL GLUCOSIDE, PARFUM/FRAGRANCE, MEL/HONEY, SUNFLOWER SEED OIL PEG-8 ESTERS, SODIUM COCOYL GLUTAMATE, SODIUM LAURYL GLUCOSE CARBOXYLATE, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, PHENOXYETHANOL, GLUCONOLACTONE, SODIUM HYDROXIDE, COCO-GLUCOSIDE, GLYCERYL OLEATE, CITRIC ACID, ALLANTOIN, SODIUM BENZOATE, TETRASODIUM GLUTAMATE DIACETATE, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CARAMEL, CALCIUM GLUCONATE, TROPOLONE, HYDROGENATED PALM GLYCERIDES CITRATE, TOCOPHEROL [N2002/A].