Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Prodigieuse® Boost Vitamin [C] Radiance Serum

Dritëdhënës - Lëmon - Mbron nga radikalet e lira

Çmimi i zakonshëm 3,520.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,400.00 Lekë Çmimi i ulur 3,520.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum shkëlqimdhënës për fytyrën me vitaminë C të stabilizuar

Flakon

Përshkrimi

Reduktoni shenjat e para të moshës me këtë serum të certifikuar organik me Vitaminë C të stabilizuar.
Vetëm 3 pika mjaftojnë për të rritur shkëlqimin dhe freskinë e lëkurës! Ditë pas dite, ai zbut dhe ndriçon lëkurën, e bën më të mbushur dhe plot shkëlqim. Ideal për të gjitha llojet e lëkurës,ky serum ofron mbrojtje antioksiduese për 8 orë, duke reduktuar efektet e radikaleve të lira dhe mbrojtur lëkurën tuaj. Lëkura duket më e freskët për 85% tpërdoruesve.

Për efektivitet optimal, NUXE ka zgjedhur një Vitaminë C të stabilizuar që lëshon fuqitë e saj në kontakt me lëkurën, në një formulë me origjinë natyrale të certifikuar organike.

Formulë vegane (e regjistruar nga shoqata Vegan Society), pa përbërës ose derivate me origjinë shtazore.

99% e formulës është me origjinë natyrale

Tekstura e tij ultra e lehtë është e pasuruar me një aromë me nota delikate aromatike me origjinë 100% natyrale.

Vlerësimi Yuka: 93/100.

Përdorimi

Merrni 3 pika ose gjysmën e pipetës dhe shpërndajeni formulën mes gishtave.

Aplikojeni në fytyrë me të dyja duart e sheshta, gjithmonë nga qendra drejt kontureve të jashtme, duke shmangur zonën rreth syve.
Përhapeni gjithashtu edhe në qafë dhe dekolte

Përbërësit

CITRUS AURANTIUM DULCIS (ORANGE) FRUIT WATER*, ASCORBYL GLUCOSIDE, SALVIA HISPANICA SEED EXTRACT, AQUA/WATER, PENTYLENE GLYCOL, GLYCERIN, SODIUM HYDROXIDE, PARFUM/FRAGRANCE, SODIUM BENZOATE, SODIUM HYALURONATE, LEVULINIC ACID, CHONDRUS CRISPUS/CARRAGEENAN, SODIUM GLUCONATE, XANTHAN GUM, CITRIC ACID, SODIUM LEVULINATE, LACTOBACILLUS FERMENT, LINALOOL [N5003/A].