Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Prodigieuse® Boost Multi-Correction Radiance Gel-Cream

Dritëdhënës - Lëmon - Redukton rrudhat

Çmimi i zakonshëm 3,440.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,300.00 Lekë Çmimi i ulur 3,440.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem-xhel multi-korrigjues që ndriçon, lëmon rrudhat e para dhe relakson lëkurën normale në të kombinuar

Tubet

Përshkrimi

Përkujdesje për fytyrën, nxitese e shkëlqimit dhe korrigjuese e shumëfishtë për lëkurë më të lëmuar dhe më të shndritshme.
Shenjat e para të moshës reduktohen.
Acidi Hialuronik me origjinë natyrale, i kombinuar me ekstraktin antioksidant të Jaseminit, vepron tek shenjat e para të moshës.

Ky xhel-krem për lëkurë normale deri të kombinuar ndriçon, zbut dhe përmirëson pamjen e lëkurës. Zbeh shenjat e para të moshës, rrit shkëlqimin e çehres dhe redukton shenjat e lodhjes. Lëkura ndjehet e rigjallëruar për 90%⁽¹⁾ të përdoruesve.

Tekstura e tij e lehtë me përfundim mat është e pasur me nota jasemini dhe lychee rozë, duke e kthyer çdo aplikim në një moment kënaqësie shumë shqisore.

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, idealisht pas serumit tuaj.

Vendoseni në fytyrë me të dyja duart e sheshta, gjithmonë nga qendra drejt kontureve ë jashtme, duke shmangur zonën rreth syve.
Përdoreni gjithashtu në qafë dhe dekolte.
Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.

Përbërësit

AQUA/WATER, ALCOHOL DENAT., GLYCERIN, PHENYL TRIMETHICONE, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, PROPYLHEPTYL CAPRYLATE, SILICA, PARFUM/FRAGRANCE, PHENOXYETHANOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, RIBOSE, SODIUM GLUCONATE, FAEX EXTRACT/YEAST EXTRACT, MICA, CI 77491/IRON OXIDES, CALENDULA OFFICINALIS FLOWER EXTRACT, TOCOPHEROL, BENZYL SALICYLATE, LINALOOL, CITRONELLOL, ALPHA-ISOMETHYL IONONE, GERANIOL [N3904/A].