Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Nuxuriance® Ultra Dark Spot Correcting Serum

Unifikon - Rizgjon shkëlqimin natyral - Korrigjon

Çmimi i zakonshëm 6,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 7,500.00 Lekë Çmimi i ulur 6,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum me veti anti-moshë globale dhe kundër njollave nga mosha

Flakon

Përshkrimi

Korrigjoni dukshëm shenjat kryesore të moshës me TEKNOLOGJINË ALFA [3R]* dhe reduktoni shfaqjen e njollave pigmentare falë efektivitetit të lartë të Vitaminës C. Formula e këtij serumi synon njollat e pigmentuara për të zvogëluar dukshëm madhësinë, shfaqjen dhe numrin e tyre.

Njëkohësisht, ofron një korrigjim të plotë kundër moshës: vetëm 3 pika serum janë të mjaftueshme për të [R]evitalizuar, [R]egjeneruar dhe [R]ifreskuar lëkurën tuaj dita-ditës. Lëkura duket menjëherë më e ndriçuar.

Pas 2 javësh, lëkura duket më e njëtrajtshme për 86% të përdoruesve.
Pas 1 muaji, lëkura është më e fortë dhe më e lëmuar për 90% të përdoruesve.

Tekstura e tij fluide dhe qumështore me përfundim të butë dhe jo ngjitës kombinon efektivitetin kundër moshës me një ndjesi unike, të përmirësuar nga një aromë moderne dhe elegante.

Teknologjia Alfa [3R] = Ekstrakt i farës së Alfalfa-s + Acid Hialuronik + Ekstrakt i Lulezambakut të Ditës.

Në zemër të formulave qëndron teknologjia e re ALFA [3R], një trio e fuqishme e përbërësve aktivë anti-plakje, më efektive se retinoli:

- Ekstrakt i farës së Alfalfa-s, e kultivuar në Francë me metoda organike.
- Acid Hialuronik natyral.
- Ekstrakt i Lulezambakut të Ditës, i përftuar përmes oleo-eko ekstraktimit.

Për këtë serum, NUXE ka zgjedhur gjithashtu Vitaminë C të stabilizuar me origjinë natyrale, e njohur për vetitë e saj kundër njollave pigmentare.

Ky serum anti-njollë është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës të prirura ndaj njollave pigmentare (të quajtura gjithashtu njolla kafe) të shkaktuara nga ekspozimi në diell, plakja e lëkurës, etj.

Formulë vegane, pa përbërës apo derivate me origjinë shtazore.
95% e përbërësve me origjinë natyrale.

3 PATENTA NUXE.

Përdorimi

Aplikoni serumin në mëngjes dhe në mbrëmje, 30 sekonda para kremit tuaj të preferuar Nuxe.
Merrni një sasi të vogël serumi ose gjysmë pipetë dhe shpërndani trajtimin midis gishtave tuaj.

Aplikojeni në fytyrë me të dyja duart me lëvizje , gjithmonë nga qendra drejt kontureve të jashtme, duke shmangur zonën e syve.Aplikojeni gjithashtu në qafë dhe dekolte.

Përbërësit

Visibly correctthe main signs of aging with ALFA [3R] TECHNOLOGY*and reduce the appearance of spotswiththe high efficacy of Vitamin C.This serum's formula targets pigment spots to visibly reduce their size, appearance and number. It simultaneously provides global anti-aging correction: just 3 drops of serum are enough to [R]evitalize, [R]egenerate and [R]esurface your skin day after day.It instantly appears more radiant.- After 2 weeks, skin appears more even for 86% of women⁽¹⁾.- After 1 month, skin is firmer; it is smoother for 90% of women⁽²⁾.Its fluid milky texture with a soft, non-sticky finish combines global anti-aging effectiveness with a unique sensoriality carried by a modern and elegant feminine fragrance.