Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Nuxuriance® Ultra Global Anti- Aging Cream

Revitalizon - Rigjeneron - Rinovon

Çmimi i zakonshëm 5,520.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 6,900.00 Lekë Çmimi i ulur 5,520.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje globale anti-moshë,për të gjitha llojet e lëkurave

Vazo

Përshkrimi

Korrigjoni dukshëm shenjat kryesore të moshës falë TEKNOLOGJISË ALFA [3R] e cila [R]evitalizon, [R]igjeneron dhe [R]inovon lëkurën. Kjo përkujdesje globale anti-moshë me një teksturë universale është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Menjëherë, lëkura juaj duket më e tonifikuar, e lëmuar dhe më e mbushur.

Pas 1 muaji:

Lëkura duket më e tendosur për 90% të përdoruesve.
Rrudhat duken të lëmuara për 76% të përdoruesve.
Lëkura është më e fortë për 96% të përdoruesve.
Tekstura e saj kremoze me një përfundim të butë, jo të yndyrshëm dhe jo ngjitës, kombinon efektivitetin global anti-moshë me një ndjesi unike, të shoqëruar me një aromë moderne dhe elegante femërore.

Teknologjia Alfa [3R] = Ekstrakt i farës së Alfalfa-s + Acid Hialuronik + Ekstrakt i Lulezambakut të Ditës.

Në zemër të formulave qëndron teknologjia e re ALFA [3R], një trio e fuqishme e përbërësve aktivë anti-plakje, më efektive se retinoli:

- Ekstrakt i farës së Alfalfa-s, e kultivuar në Francë me metoda organike.
- Acid Hialuronik natyral.
- Ekstrakt i Lulezambakut të Ditës, i përftuar përmes oleo-eko ekstraktimit.

Formulë vegane, pa përbërës apo derivate me origjinë shtazore.
97% e përbërësve me origjinë natyrale.

3 PATENTA NUXE.

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, idealisht pas serumit tuaj.

Merrni një sasi të bollshme të kremit dhe ngroheni atë mes duarve tuaja.

Aplikojeni në fytyrë me të dyja duart e sheshta, gjithmonë nga qendra e fytyrës drejt anëve, duke shmangur zonën e syve.
Aplikojeni gjithashtu në qafë dhe dekolte.
Masazhojeni derisa kremi të përthithet plotësisht.

Në mëngjes, përfundoni duke prekur lehtë fytyrën me majat e gishtave për të gjallëruar shkëlqimin e lëkurës.

Në mbrëmje, vendosni duart butësisht mbi mollëzat, pastaj mbi ballë dhe mjekër, dhe në fund në qendrën e fytyrës (rreth hundës).

Përbërësit

AQUA/WATER, COCO-CAPRYLATE, GLYCERIN, GLYCERYL STEARATE CITRATE, BEHENYL ALCOHOL, C10-18 TRIGLYCERIDES, CETEARYL ALCOHOL, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, PENTYLENE GLYCOL, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, SQUALANE, PARFUM/FRAGRANCE, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) OIL, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, GLUCONATE, MEDICAGO SATIVA (ALFALFA) EXTRACT, CELLULOSE GUM, HEMEROCALLIS FULVA EXTRACT, CITRIC ACID, TROPOLONE, TOCOPHEROL, LINALOOL, COUMARIN, HYDROXYCITRONELLAL, GERANIOL, CITRONELLOL. [N5702/A]