Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Nuxuriance® Ultra Eye & Lip Contour Cream

Redukton rrudhat - Lëmon - Korrigjon

Çmimi i zakonshëm 4,160.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 5,200.00 Lekë Çmimi i ulur 4,160.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje globale anti-moshë për konturin e syve dhe buzëve

Tubet

Përshkrimi

Korrigjoni rrudhat e smimikës rreth syve dhe buzëve me ALFA [3R] TECHNOLOGY*, e cila [R]ivitalizon, [R]egjeneron dhe [R]ifreskon lëkurën.

Ditë pas dite, kjo përkujdesje për zonën e syve redukton rrathët e zinj (-36%) dhe enjtjen e qeskave poshtë syve(-22%).

Konturi i buzëve përmirësohet dhe ngrihet dukshëm,teksa rrudhat lëmohen.

Kjo përkujdesje kremoze, që nuk ngjit, bashkon efektivitetin global kundër moshës me një sensorialitet unik falë aromës elegante dhe delikate të zgjedhur për tolerancën e duhur për zonat e ndjeshme rreth syve dhe buzëve.

Teknologjia Alfa [3R] = Ekstrakt i farës së Alfalfa-s + Acid Hialuronik + Ekstrakt i Lulezambakut të Ditës.

Në zemër të formulave qëndron teknologjia e re ALFA [3R], një trio e fuqishme e përbërësve aktivë anti-plakje, më efektive se retinoli:

- Ekstrakt i farës së Alfalfa-s, e kultivuar në Francë me metoda organike.
- Acid Hialuronik natyral.
- Ekstrakt i Lulezambakut të Ditës, i përftuar përmes oleo-eko ekstraktimit.

Formulë vegane, pa përbërës apo derivate me origjinë shtazore.
98% e përbërësve me origjinë natyrale.

3 PATENTA NUXE.

Përdorimi

Idealisht, përdoreni trajtimin për konturin e syve dhe buzëve në mëngjes dhe në mbrëmje.

Merrni një sasi të barabartë me 2 kokrra orizi nga përkujdesja dhe shpërndajeni mes dy gishtave tregues.
Aplikojeni kremin me prekje të lehta poshtë të dy syve, në zonën kockore.
Vendosni gishtat tregues në cepin e brendshëm të syve dhe kryeni 3 lëvizje lëmuese nga cepi i brendshëm drejt cepit të jashtëm të syrit.
Përsëriteni 3 herë pa shtuar sasi të re kremi nën harkun e vetullës (duke shmangur qepallën e lëvizshme).
Më pas, kryeni lëvizje rrethore në zonën e rrudhave të syve.
Përfundoni me trokitje të lehta me majat e gishtave për të ndihmuar në çlirimin e zonës së konturit të syve.

Lëmoni pjesën e sipërme dhe të poshtme të buzëve në një drejtim dhe më pas në drejtimin kundër nga i pari. Më pas, shtrini anët e buzëve lart, duke i mbajtur të tërhequra për 3 sekonda. Përsëriteni 3 herë.

Përbërësit

AQUA/WATER, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, SQUALANE, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, BEHENYL ALCOHOL, GLYCERIN, GLYCERYL STEARATE CITRATE, DICAPRYLYL ETHER, CETEARYL ALCOHOL, LAUROYL LYSINE, PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) OIL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, PARFUM/FRAGRANCE, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, PHENETHYL ALCOHOL, FULVA EXTRACT, CITRIC ACID, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, TOCOPHEROL [N5706/A].