Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Huile Prodigieuse® Or Multi- Purpose Dry Oil

Hidraton - Sublimon -Shkëlqen

Çmimi i zakonshëm 2,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,500.00 Lekë Çmimi i ulur 2,800.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj i thatë shumë-përdorimësh me grimca të arta,për flokët,fytyrën dhe trupin

Flakon

Përshkrimi

Rizbuloni koktejin legjendar të 7 vajrave të çmuar 100% me origjinë bimore nga Huile Prodigieuse® në versionin me grimca të arta.

Ky vaj i thatë, i pasuruar me grimca natyrale të perlës së artë, ofron një shkëlqim të parezistueshëm për çdo lëkure.

Në një hap të vetëm, zbut, ndriçon dhe hidraton fytyrën, trupin dhe flokët, duke e lënë lëkurën të butë, të mëndafshtë dhe pa ndjesi yndyre.

Efikasiteti i tij është i provuar:

-hidratim afatgjatë dhe shkëlqim i butë sateni për 100% të përdoruesve.
Çdo aplikim çliron aromën magjepsëse të diellit dhe rërës së ngrohtë që ju bën të rrezatoni sensualitet.

Për formulimin e Huile Prodigieuse® OR, NUXE ka përzgjedhur 7 vajra të çmuar 100% bimorë:
Tsubaki, Argan, Macadamia, Borago, Kamelie, Lajthi dhe Bajame e Ëmbël.

Përdorimi

Përdoreni Huile Prodigieuse Or® gjatë gjithë vitit, në dimër dhe verë, për fytyrën, trupin dhe flokët.

Në fytyrë, aplikojeni vetëm (1 spërkatje) ose përziejeni disa pika në pëllëmbë së bashku me kremin tuaj NUXE. Shpërndajeni me lëvizje të lehta lëmuese nga qendra drejt jashtë.

Në trup, aplikojeni me lëvizje rrethore , duke i kushtuar vëmendje zonave më të thata dhe/ose atyre të prirura ndaj strijave.

Në flokë, ngrohni disa pika në duar dhe aplikojeni në gjatësi dhe maja, sa herë të jetë e nevojshme.

Lëreni veten të përshkoheni nga aroma e saj delikate dhe përqafuese në lëkurë dhe flokë.

Përbërësit

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, DICAPRYLYL ETHER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, CORYLUS AVELLANA (HAZELNUT) SEED OIL, MICA, CAMELLIA OLEIFERA SEED OIL, PARFUM/FRAGRANCE, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, CASTOR OIL/IPDI COPOLYMER, CI 77891/TITANIUM DIOXIDE, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, TOCOPHEROL, CI 77491/IRON OXIDES, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, TOCOPHERYL ACETATE, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, AQUA/WATER, ASCORBIC ACID, SOLANUM LYCOPERSICUM (TOMATO) FRUIT EXTRACT, LINALOOL, LIMONENE, CITRONELLOL, GERANIOL. [N2213/C]