Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Huile Prodigieuse® Multi-Purpose Dry Oil

Ushqen - Riparon - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 2,080.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,000.00 Lekë Çmimi i ulur 3,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj i thatë shumë-përdorimësh, për flokët, fytyrën dhe trupin

Flakon

Përshkrimi

Njihu me koktejin legjendar të 7 vajrave të çmuar 100% me origjinë bimore në Huile Prodigieuse®!

Me vetëm një hap, ushqen, riparon dhe zbukuron lëkurën e fytyrës, trupit dhe flokët.

Huile Prodigieuse® mbështjell lëkurën dhe flokët me një shkëlqim sateni të parezistueshëm.

Ofron një veprim mbrojtës kundër ndotjes, redukton dukjen e strijave, hidraton në mënyrë të qëndrueshme dhe forcon funksionin mbrojtës të barrierës së lëkurës.

Flokët ushqehen, riparohen dhe bëhen më të butë e më të shkëlqyeshëm.

Efikasiteti i tij është i provuar: lëkura bëhet më e butë për 100% të përdoruesve, e ushqyer dhe e riparuar për 97%⁽ prej tyre.

Aroma e saj magjepsëse , në kombinim me ndjesinë e thatë dhe unike në prekje, të bën të rrezatosh sensualitet.
Lëre veten të përshkohesh nga gjurma e saj delikate dhe përqafuese në lëkurë dhe flokë.

Për të krijuar Huile Prodigieuse®, NUXE ka përzgjedhur 7 vajra të çmuar 100% me origjinë bimore: Tsubaki, Argan, Macadamia, Borago, Kamelie, Lajthi, Bajame e Ëmbël.

Një shishe Huile Prodigieuse® përmban 25% Omega 3, 6 & 9.

Përdorimi

Përdoreni Huile Prodigieuse® gjatë gjithë vitit, në dimër dhe verë, për fytyrën, trupin dhe flokët.

Në fytyrë, aplikojeni vetëm (1 spërkatje) ose përziejeni disa pika në pëllëmbë së bashku me kremin tuaj NUXE. Shpërndajeni me lëvizje të lehta lëmuese nga qendra drejt jashtë.

Në trup, aplikojeni me lëvizje rrethore , duke i kushtuar vëmendje zonave më të thata dhe/ose atyre të prirura ndaj strijave.

Në flokë, ngrohni disa pika në duar dhe aplikojeni në gjatësi dhe maja, sa herë të jetë e nevojshme.

Lëreni veten të përshkoheni nga aroma e saj delikate dhe përqafuese në lëkurë dhe flokë.

Përbërësit

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, DICAPRYLYL ETHER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, CORYLUS AVELLANA (HAZELNUT) SEED OIL, CAMELLIA OLEIFERA SEED OIL, PARFUM/FRAGRANCE, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, TOCOPHEROL, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, TOCOPHERYL ACETATE, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, AQUA/WATER, ASCORBIC ACID, SOLANUM LYCOPERSICUM (TOMATO) FRUIT EXTRACT, LINALOOL, LIMONENE, CITRONELLOL, GERANIOL [N2212/C].