Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Merveillance Lift Radiance Eye Serum

Lëmon - Dritëdhënës - Zbeh

Çmimi i zakonshëm 3,520.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,400.00 Lekë Çmimi i ulur 3,520.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje anti-moshë, dritëdhënëse për zonën e syve

Tubet

Përshkrimi

Ndriçuesi i syve që ju shpëton mëngjeset!

Më shumë sesa thjesht një përkujdesje ​​për zonën rreth syve, është një trajtim hibrid me performancë të lartë që kombinon përqendrimin e një serumi me pigmente për një efekt rozë perle për t'i dhënë dritë dhe rigjallëruar dukshëm zonën rreth syve.

NUXE ka kombinuar përbërësit aktivë ekspertë të lëkurës: Acidin Hialuronik, Niacinamide dhe Kafeinën me vajin e famshëm ultra-korrigjues të mikroalgave, ku përqendrohet fuqia e 4 miliardë qelizave aktive në një pikë të vetme, për të rivitalizuar zonën rreth syve ditë pas dite.

Që nga aplikimi i parë:
- Zona rreth syve është e hidratuar dhe më e lëmuar
- Sytë rrezatojnë.
- Të gjitha llojet e rrathëve të errët, qofshin vaskularë (blu ose vjollcë) ose pigmentues (kafe ose të zinj), zbehen dukshëm.

Pas vetëm 2 javësh:
- Zona rreth syve duket duket sikur ka bërë Lifting dhe lëkura rreth syve është më e forcuar.

Pas vetëm 4 javësh:
- Rrudhat dhe rrudhëzat janë zbehur dukshem
- Rrathët e errët nën sy janë dukshëm më të reduktuar.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në zonën e konturit të syve duke përdorur aplikuesin e tij ekspert dhe ultra preciz.
Përhapet me goditje te lehta të majave të gishtave, nga këndi i brendshëm drejt këndit të jashtëm.

Riaplikohet sipas nevojës gjatë gjithë ditës.
Duhet të tundet para përdorimit.

Përbërësit

AQUA/WATER, TRIHEPTANOIN, CI 77891/TITANIUM DIOXIDE, C15-19 ALKANE, POLYGLYCERYL-3 POLYRICINOLEATE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, SQUALANE, UNDECANE, MICA, GLYCERIN, NIACINAMIDE, PENTYLENE GLYCOL, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, PROPANEDIOL, TRIDECANE, OCTYLDODECANOL, SODIUM CHLORIDE, SHOREA ROBUSTA RESIN, STEARALKONIUM HECTORITE, CAFFEINE, LAUROYL LYSINE, TRIBEHENIN, CI 77491/IRON OXIDES, SODIUM DEHYDROACETATE, TOCOPHEROL, GLYCERYL CAPRYLATE, CI 77492/IRON OXIDES, HYALURONIC ACID, PROPYLENE CARBONATE, O-CYMEN-5-OL, TIN OXIDE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, CITRIC ACID, CI 77499/IRON OXIDES, CHLORELLA VULGARIS EXTRACT, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT [N4707/A]