Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Merveillance LIFT Firming Powdery Cream

Lëmon - Forcon lëkurën - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 4,640.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 5,800.00 Lekë Çmimi i ulur 4,640.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje anti-rrudhë me efekt lifting për lëkurë normale në mikse

Vazo

Përshkrimi

Përjetoni një efekt të menjëhershëm kundër moshës me këtë përkujdesje me një teksturë unike mbushëse, e pasur me Vaj Mikro-algash ultra-korrigjues, një përbërës aktiv që përqendron fuqinë e 4 miliardë qelizave aktive në një pikë të vetme.

Për vajin ultra-korrigjues të mikro-algave NUXE ka zgjedhur Chlorella Vulgaris, një algë jeshile mikroskopike e ujërave të ëmbla me aftësi të jashtëzakonshme rigjeneruese.
E shfaqur 2.5 miliardë vjet më parë, kjo algë ka mbijetuar deri në ditët e sotme falë rezistencës së saj të habitshme, të cilën ia detyron membranës së saj të padepërtueshme.
Vaji i Mikro-Algave përfitohet përmes një teknologjie të avancuar të gjelbër, e cila nxjerr molekulat aktive nga membrana, të cilat janë zakonisht të vështira për t'u arritur.
Një pikë e Vajit të Mikro-Algave përqendron fuqinë kundër moshës të 4 miliardë qelizave aktive.

Ky krem forcon lëkurën tuaj çdo ditë.
Rrudhat zbuten, lëkura bëhet më e fortë dhe duket dukshëm më e re.
Ideal për lëkurë normale deri në mikse, përfundimi i saj "si pudër" ofron një efekt natyral zbutës për një pamje "pa të meta"për 9 nga 10 femra.
Brenda 2 muajsh, lëkura është 63% më e lëmuar.

Ky krem kombinon efektivitetin kundër moshës me një kënaqësi të lartë aplikimi falë akordeve të buta të lulesh dhe muskut.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes mbi fytyrë dhe dekolte.

Përbërësit

AQUA/WATER, SQUALANE, GLYCERIN, 2,3-BUTANEDIOL, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, SODIUM POLYACRYLATE, ARACHIDYL ALCOHOL, CETEARYL ALCOHOL, BEHENYL ALCOHOL, PARFUM/FRAGRANCE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, ARACHIDYL GLUCOSIDE, PHENETHYL ALCOHOL, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, SODIUM GLUCONATE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, ALTHAEA OFFICINALIS ROOT EXTRACT, UNDARIA PINNatifIDA EXTRACT, SODIUM HYDROXIDE, BENZYL ALCOHOL, CHLORELLA VULGARIS EXTRACT, ACETYL TETRAPEPTIDE-5, DEHYDROACETIC ACID, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, LINALOOL, ALPHA-ISOMETHYL IONONE, GERANIOL, CITRONELLOL, LIMONENE [N4705/A]