Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Hair Prodigieuse® The Pre-Shampoo Nutrition Mask

Ushqen - Riparon - Dhuron shkëlqim

Çmimi i zakonshëm 2,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,500.00 Lekë Çmimi i ulur 2,800.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë vajore, ushqyese dhe riparuese,para larjes së flokëve

Flakon

Përshkrimi

Transformoni flokët tuaj me fuqinë sublimuese të vajit të kamelies rozë të fermentuar!
Ky trajtim i jashtëzakonshëm pa silikon ushqen dhe riparon intensivisht fibrën e flokut.
Flokët tuaj fitojnë shkëlqim rrezatues, me një prekje të mëndafshtë dhe tërheqëse.

Që nga aplikimi i parë:

-Flokët janë të mëndafshtë për 95% të përdoruesve
-Flokët janë të hidratuar për 91% të përdoruesve
-Flokët janë të lehtë për 100% të përdoruesve

Pas 12 aplikimesh , flokët tuaj janë të ushqyer (+ 50% ushqyerje), shkëlqimi i tyre është edhe më intensiv (+ 48% shkëlqim).

Ky trajtim vajor mbështjell flokët tuaj me një parfum magjepsës për një ritual ndijor të jashtëzakonshëm.

Përdorimi

Aplikoni maskën në flokë të thatë, duke shmangur kontaktin me sytë, para larjes me shampon Hair Prodigieux®. Lëreni të veprojë për 10 minuta, pastaj shpëlajeni dhe lani flokët me shampo.
Për riparim intensiv, mund ta lini trajtimin në flokët tuaj të thatë për 30 minuta para se të shpëlani dhe të lani flokët me shampo.

Përbërësit

INGREDIENTS: COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, DICAPRYLYL ETHER, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, , RICINUS COMMUNIS (CASTOR) SEED OIL, TOCOPHEROL, CANDIDA BOMBICOLA/GLUCOSE/METHYL RAPESEEDATE FERMENT, CITRIC ACID, LINALOOL, CITRONELLOL, LIMONENE, GERANIOL [N5401/A].