Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Hair Prodigieuse® Mirror Shine Shampoo

Pastron - Ushqen - Dhuron shkëlqim

Çmimi i zakonshëm 1,600.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë Çmimi i ulur 1,600.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Shampo pastruese dhe shkëlqyese për flokët

Tubet/Flakon me pompë

Përshkrimi

Transformoni flokët tuaj me fuqinë zbukuruese dhe shkëlqyese të vajit të kamelies rozë të fermentuar!
Kjo shampo shkëlqen, pastron flokët dhe u jep atyre një aromë të lehtë.
Formuluar pa silikon dhe pa sulfate .
Ushqen fibrën e flokut pa e rënduar atë.

Flokët tuaj duken me shkëlqim dhe ndihen tërësisht të mëndafshtë, që nga aplikimi i parë:

-Pastrohen butësisht për 95% të përdoruesve.
-Janë të lëmuar për 91% të përdoruesve.
-Nuk ndihen të rënduar për 95% të përdoruesve.

Tekstura e saj qumështore me aromën ikonike të Huile Prodigieuse® mbështjell flokët tuaj me një aromë magjepsëse për një ritual ndijor të mahnitshëm.

Përdorimi

Aplikoni shampoon Hair Prodigieux® në flokë të lagur, masazhojeni derisa të shkumojë dhe shpëlajeni.

Përbërësit

AQUA/WATER, COCAMIDOPROPYL BETAINE, SODIUM METHYL COCOYL TAURATE, SODIUM COCOYL ISETHIONATE, SODIUM CHLORIDE, LAURYL GLUCOSIDE, GLYCOL DISTEARATE, PARFUM/FRAGRANCE, GLYCERIN, SODIUM BENZOATE, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, CITRIC ACID, GUAR HYDROXYPROPYLTRIMONIUM CHLORIDE, CELLULOSE, CELLULOSE GUM, CARAMEL, BENZOIC ACID, CANDIDA BOMBICOLA/GLUCOSE/METHYL RAPESEEDATE FERMENT, LINALOOL, CITRONELLOL, LIMONENE, GERANIOL [N5402/A].