Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Hair Prodigieuse® Intense Nutrition Hair Care

Ushqen - Riparon - Mbron nga mbinxehja

Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,500.00 Lekë Çmimi i ulur 2,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje ushqyese, riparuese dhe shkëlqyese për flokët, pa shpëlarje

Tubet

Përshkrimi

Transformoni flokët tuaj me fuqinë zbukuruese të përkujdesjes trajtuese të flokëve me vajin e kamelies rozë të fermentuar, të kombinuar me ekstrakt  Quinoa mbron dhe rigjallëron shkelqimin.

Pa silikon, ushqen, riparon dhe lehtëson stilimin për flokë të sublimuar dhe rrezatues menjëherë!


Ofron mbrojtje termike për flokët dhe e bën më të lehtë stilimin e tyre, duke i mbrojtur nga nxehtësia e krijuar nga pajisjet deri në 220°C/428°F.

Flokët duken të fortë dhe me shkëlqim rrezatues, tepër të mëndafshtë.

Nuk yndyros dhe nuk i rëndon flokët.

Pas aplikimit të parë, flokët janë të hidratuar dhe të mëndafshtë për 86% të përdoruesve.

Pas 12 aplikimesh, flokët janë intensivisht të riparuar dhe të ushqyer (+41% në ushqyerje / riparim).

Me një aromë unike dhe tërheqëse të Huile Prodigieuse, me nota të luleve të portokallit, manjolës dhe vaniljes.

Përdorimi

Në flokë të tharë me peshqir ose të thatë, aplikoni një sasi të vogël çdo ditë në gjatësitë dhe majat e flokëve.

Pa shpëlarje.

Përbërësit

AQUA/WATER, HYDROXYPROPYL STARCH PHOSPHATE, GLYCERIN, SQUALANE, PARFUM/FRAGRANCE, PENTYLENE GLYCOL, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, GLYCERYL STEARATE CITRATE, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, PANTHENOL, BENZYL ALCOHOL, CETYL ALCOHOL, FRUCTOOLIGOSACCHARIDES, DICAPRYLYL ETHER, DECYL GLUCOSIDE, HYDROLYZED QUINOA, BEHENYL/STEARYL AMINOPROPANEDIOL ESTERS, GLYCERYL OLEATE, XANTHAN GUM, TOCOPHERYL ACETATE, INULIN, CITRIC ACID, CANDIDA BOMBICOLA/GLUCOSE/METHYL RAPESEEDATE FERMENT, BENZOIC ACID, SODIUM BENZOATE, PANTOLACTONE, ISOEUGENOL, LINALOOL, CITRONELLOL, LIMONENE, GERANIOL [N5404/A].