Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Crème fraîche de beauté 3-in-1

Demakijon - Hidraton - Mbush

Çmimi i zakonshëm 2,960.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,960.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje multi-funksionale, që kombinon 3 përdorime në 1 tubet për fytyrën dhe  zonën e konturit të syve: krem hidratues 48H, qumësht për heqjen e make-up-it dhe maskë hidratuese

Tubet

Përshkrimi

Një risi e vërtetë që kombinon 3 përdorime në 1 tubet, për fytyrën dhe zonën e konturit të syve: krem hidratues 48H, qumësht për heqjen e make-up-it dhe maskë hidratuese.Të gjitha në një formulë inovative 98% me origjinë natyrale që respekton lëkurën! Sekreti i kësaj përkujdesje magjike të pasuruar me qumësht dhe vaj bajameje të ëmbël qëndron në formulimin dhe teksturën e parezistueshme.

Formula e saj respekton mikrobiomën e lëkurës, lëkura duket e shëndetshme dhe plot vitalitet. - Qumështi dhe vaji i bajames së ëmbël, sigurojne hidratimin e menjëhershëm dhe të qëndrueshëm.
I pasuru me një ekstrakt të algave të detit të kuq qe vepron "si acid hialuronik",që rrit hidratimin me kalimin e kohës për efikasitet të provuar deri në 48 orë.
Përqendrim ideal i Gjalpit Shea që në kombinim me vajin e bajames së ëmbël shkrin në mënyrë efikase make-up-in kur masazhohet mbi lëkurë duke kontribuar edhe në një veprim hidratues.

Praktik dhe i parëzistueshëm.

Përdorimi

Mund të aplikohet në sasi të ndryshme për të plotësuar çdo nevojë:

- Mjafton 1 sasi e vogël(1 masë) produkti,sa një lajthi, për t'u përdorur si hidratues në mëngjes dhe në mbrëmje, i aplikuar në zonën e fytyrës dhe konturit të syve.
- 2 masa produkt për përdorim si qumësht për heqjen e make-up-it, të aplikuara duke përdorur një pambuk ose me majat e gishtave. Masazhojeni butësisht për të hequr make-up-in dhe papastërtitë, më pas shpëlajeni.
- 3 masa produkt për përdorim si maskë: aplikojeni në një shtresë të trashë, lëreni të veprojë për 5 minuta,një ose dy herë në javë për lëkurë më të shëndetshme dhe të mbushur, dhe më pas hiqni tepricën.

Përbërësit

AQUA/WATER, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, GLYCERIN, BEHENYL ALCOHOL, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, GLYCERYL STEARATE CITRATE, PENTYLENE GLYCOL, CETEARYL ALCOHOL, PARFUM/FRAGRANCE, HYDROXYACETOPHENONE, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, SPHINGOMONAS FERMENT EXTRACT, GLYCERYL CAPRYLATE, SODIUM GLUCONATE, TOCOPHEROL, CITRIC ACID, HYDROGENATED LECITHIN, PHENETHYL ALCOHOL, SODIUM CARRAGEENAN, MARIS SAL/SEA SALT [N5204/A].