NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!
NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.
Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!
E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.
“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.
Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.
Prodigieux® Floral Shower Gel
Me nota të freskëta grejpfruti, manjole dhe myshku
Çmimi i zakonshëm
1,360.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
1,700.00 Lekë
Çmimi i ulur
1,360.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Xhel pastrues për trupin me aromë florale
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Një xhel për dush ultra-sensorial, që pastron butësisht
duke e lënë lëkurën të lëmuar dhe me një aromë delikate
për një moment kënaqësie të pastër. Bazë larëse e butë me origjinë nga arra e kokosit dhe gruri
pastron butësisht lëkurën.Me vaj bajame të ëmbël dhe glicerinë me origjinë botanike qe e mbrojnë lëkurën nga tharja. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.Transformojeni dushin tuaj në një përvojë të përditshme ultra-sensoriale..
Formulë lehtësisht e biodegradueshme pa përbërës me origjinë shtazore.
Përdorimi
Në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, masazhoni xhelin e dushit në trupin e lagur.
Shijoni teksturën e tij shkrirëse dhe shkumën e këndshme, pastaj shpëlajeni.
Në rast kontakti me sytë, shpëlajeni mirë.