Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

NCEF-REVITALIZE Revitalizing Brightening Eye Cream

Çmimi i zakonshëm 7,120.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 8,900.00 Lekë Çmimi i ulur 7,120.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje për zonën e syve me përqendrim të lartë që  rigjallëron konturin delikat të syve duke synuar rrudhat, rrathët e errët dhe fryrjen.

Vazo

Përshkrimi

NCEF-Revitalize Eyes është një krem për zonën e syve me përqendrim të lartë, i krijuar për të rigjallëruar konturin delikat të syve duke synuar rrudhat, rrathët e errët dhe fryrjen.
E frymëzuar nga mjekësia estetike, kjo formulë synon të rikthejë shkëlqimin, të ngrejë qepallën dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë e lëkurës.
Ky trajtim revitalizues është i pasuruar me NCEF, një kompleks unik i zhvilluar ekskluzivisht nga Filorga, i frymëzuar nga teknikat anti-moshe të meso-injeksioneve.
Me 10 përbërës esencialë të përzgjedhur me kujdes (vitamina, aminoacide, etj.) qe stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, rrisin mbrojtjen antioksiduese dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

Përfitimet dhe Karakteristikat Kryesore:
• Multi-korrigjim: Vepron ndaj disa shenjave të moshes njëkohësisht, përfshirë rrudhat, mungesën e elasticitetit dhe shenjat e lodhjes.
• Ndriçues & kundër lodhjes: Me Niacinamide 2% synon në mënyrë specifike rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve, duke reduktuar pamjen e syve të lodhur.
• Kompleksi NCEF: Përmban kompleksin ekskluziv të Filorga NCEF (New Cellular Encapsulated Factors) me 10 përbërës revitalizues, në përqendrime të ngjashme me ato të përdorura në meso-injeksione.
• Veprim forcues (lifting): I formuluar me 4% kompleks peptidik dhe ekstrakte bimore (Albizia julibrissin dhe Sigesbeckia Orientalis) për të ngritur qepallën e sipërme dhe për të forcuar strukturën e lëkurës.
• Hidratim intensiv: Përmban acid hialuronik për hidratim afatgjatë.
• I përshtatshëm për sy të ndjeshëm: Pa parfum dhe pa ngjyrues, i testuar oftalmologjikisht.
• Teksturë: Xhel-krem i freskët me përthithje të shpejtë.

Përfitime të provuara klinikisht:
Sipas testeve klinike, pas 28 ditësh përdorimi dy herë në ditë:
• –19% reduktim i rrathëve të errët
• +11% rritje e shkëlqimit të zonës së syve

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në zonën rreth syve. Vendoset me prekje të lehta në të gjithë zonën rreth syve, përfshirë edhe qepallën e sipërme.
Për rezultate optimale, përhapeni nga këndi i brendshëm drejt atij të jashtëm dhe trokisni lehtë me majat e gishtave për të stimuluar mikroqarkullimin.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, OCTYLDODECANOL, TRIDECYL TRIMELLITATE, 1,2-HEXANEDIOL, NIACINAMIDE, PROPANEDIOL, BUTYLENE GLYCOL, SODIUM POLYACRYLATE, ALBIZIA JULIBRISSIN BARK EXTRACT, SYNTHETIC FLUORPHLOGOPITE, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, SODIUM POLYACRYLATE STARCH, CARBOMER, POLYGLYCERYL-10 DIOLEATE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, ISOHEXADECANE, HYDROLYZED SODIUM HYALURONATE, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, O-CYMEN-5-OL, TAURINE, CARNOSINE, SODIUM PCA, MANNITOL, POLYSORBATE 60, PENTYLENE GLYCOL, CITRIC ACID, ARGININE, ADENOSINE, POLYGLYCERYL-10 DIPALMITATE, SORBITAN ISOSTEARATE, SODIUM LACTATE, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, SODIUM BENZOATE, TOCOPHEROL, XANTHAN GUM, BENZOIC ACID, SIGESBECKIA ORIENTALIS EXTRACT, GLYCINE, ACETYL TETRAPEPTIDE-5, MAGNESIUM SULFATE, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PALMITOYL TRIPEPTIDE-1, ERGOTHIONEINE, PALMITOYL TETRAPEPTIDE-7