Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

NCEF-REVITALIZE Restorative Night Cream

Rigjeneron - Tonifikon - Korrigjon shenjat e moshës

Çmimi i zakonshëm 7,120.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 8,900.00 Lekë Çmimi i ulur 7,120.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje nate multi-rigjeneruese e cila  korrigjon dukshëm shenjat e plakjes

Vazo

Përshkrimi

Ky krem nate me performancë të lartë funksionon si një kurë rinovuese gjatë gjumit. Falë përqendrimit të jashtëzakonshëm të NCEF – një kompleks i frymëzuar nga teknikat e mjekësisë estetike – kjo perkujdesje multi-rigjeneruese vepron në zemër të lëkurës për të korrigjuar dukshëm shenjat e plakjes.
Çdo natë, stimulohet rigjenerimi i thellë qelizor, duke lënë lëkurën më të dendesuar, më të tonifikuar dhe me teksturë të rafinuar brenda vetëm 7 ditëve përdorim.

Sekreti i formulës?

• Kompleksi Anti-moshe NCEF: Përmban 10 përbërës të patentuar (vitamina, aminoacide, minerale, koenzime, antioksidantë) të frymëzuar nga medicina estetike injektuese.
• 5 tripeptide veprojnë njëkohësisht për të përmirësuar tonin dhe elasticitetin e lëkurës.
• Silici ndihmon në sintezën e kolagjenit, duke reduktuar dukshëm shenjat e rrudhave.
• Ekstrakti i Lules Orpheus (Haberlea rhodopensis) – e njohur si “bima e ringjalljes”, që mbijeton në kushtet më ekstreme të thatësisë – përmirëson shkëlqimin dhe elasticitetin e lëkurës, duke e bërë lëkurën më të butë, më të tonifikuar dhe më të ndritshme brenda vetëm 7 ditëve.
• Ekstrakt Tephrosia Purpurea: Lufton dëmtimet e lëkurës nga stresi.
• Niacinamide (2%): Nxit njetrajtesimin e tonit të lëkurës, forcon barrierën natyrale dhe zvogëlon skuqjen.

Përfitimet Kryesore

• Riparim Intensiv gjate natës: lufton shenjat e lodhjes dhe plakjes, duke e bërë lëkurën të duket më e re dhe e rigjeneruar në mëngjes.
• Rezultate të Dukshme: Studimet klinike tregojnë përmirësime në tonin, shkëlqimin dhe fortësinë e lëkurës brenda 7 deri në 28 ditë.

Pas vetëm 7 ditëve:
•97% verejten trajta fytyre më voluminoze
•100% verejten lëkurë më të butë dhe të lëmuar
•80% verejten ton më të mirë të fytyrës
•80% verejten efekt revitalizues

Pas 28 ditëve:
•93% vërejtën elasticitet më të mirë të lëkurës
•90% vërejtën lëkurë më të ndritshme
•83% vërejtën lëkurë dukshëm më të lëmuar
•83% vërejtën lëkurë më të bukur

Tekstura e tij kremoze është e rehatshme, jo e yndyrshme dhe përthithet si një “perkedhelje”, duke shpërndarë përbërësit aktivë gjatë gjithë natës në thellësinë e epidermës.

Përdorimi

Aplikohet në mbrëmje mbi fytyrën dhe dekoltenë të pastruar mirë.Masazhohet butësisht deri sa të absorbohet plotësisht.

Mund të përdoret i vetëm ose së bashku me NCEF-REVITALIZE SERUM për rezultate më të mira.

I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.Ideale për lëkurën e maturuar që tregon shenja të plakjes dhe lodhjes.

Përbërësit

AQUA (WATER) POLYGLYCERYL-10 DIOLEATE, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, ISOHEXADECANE, GLYCERYL UNDECYLENATE, TAURINE, CARNOSINE, SODIUM PCA, MANNITOL, PENTYLENE GLYCOL, CITRIC ACID, ARGININE, ADENOSINE, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES, POLYGLYCERYL-10 DIPALMITATE, LINALOOL, TEPHROSIA PURPUREA SEED EXTRACT, POLYSORBATE 60, SODIUM LACTATE, LINALYL ACETATE, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, SORBITAN ISOSTEARATE, TOCOPHEROL, XANTHAN GUM, SODIUM BENZOATE, BENZOIC ACID, GERANYL ACETATE, GLYCINE, MAGNESIUM SULFATE, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PALMITOYL TRIPEPTIDE-1, ERGOTHIONEINE, PALMITOYL TETRAPEPTIDE-7, CI 17200 (RED 33)