Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi. NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.
NCEF-REVIATLIZE Radiance Revitalizing Mask
Ndriçon - Redukton pamjen e rrudhave
Çmimi i zakonshëm
1,120.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
1,400.00 Lekë
Çmimi i ulur
1,120.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Maskë revitalizuese fytyre në formë cope, që përmirëson dukshëm shkëlqimin e lëkurës dhe redukton pamjen e rrudhave dhe rrudhezave të holla
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Filorga NCEF-Revitalize Mask është maskë revitalizuese fytyre në formë cope, që përmirëson dukshëm shkëlqimin e lëkurës dhe redukton pamjen e rrudhave dhe rrudhezave të holla.Me përdorim të vetëm dhe performancë të lartë, e krijuar për të ofruar shkëlqim të menjëhershëm, hidratim dhe efekt anti-moshe, e frymëzuar nga mjekësia estetike.
Ajo përmban kompleksin karakteristik NCEF të Filorga (aminoacide, vitamina, minerale, etj.) dhe acid hialuronik, për të mbushur, lëmuar dhe ndriçuar lëkurën në vetëm 15 minuta.
E realizuar nga një fibër Lyocell e biodegradueshme, maska përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e fytyrës për përthithje optimale të përbërësve aktivë.
Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës që kërkojnë rigjallërim dhe shkëlqim të shëndetshëm.
Karakteristikat dhe Përfitimet Kryesore:
• Kompleksi NCEF: i pasuruar me aminoacide antioksiduese, minerale, vitamina dhe ko-enzima, ndihmon në riaktivizimin e mekanizmave qelizorë, rrit elasticitetin, mbron nga radikalet e lira dhe nxit efektet anti-moshe dhe stimulimin e kolagjenit.
• Hidratim dhe mbushje: Squalane, glicerinë, acid hialuronik me peshë molekulare të ulët dhe vaj bajameje të ëmbël sigurojne hidratim të thellë dhe efekt mbushës.
• Shkëlqim i menjëhershëm: Ofron një pamje dukshëm më të ndritshme dhe të freskët brenda 15 minutash, ideal për lëkurë të lodhur ose pa jetë.
• Veprim anti-moshe: Ndihmon në lëmimin e rrudhezave të holla, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe zvogëlimin e dukshëm të poreve me përdorim të rregullt.
• Teksturë inovative: Maskë prej fibre Lyocell të biodegradueshme me efekt freskues, që përshtatet në mënyrë perfekte me fytyrën.
• E lehtë për t’u përdorur: Maskë njëpërdorimëshe, pa shpëlarje.
Studimet klinike kanë treguar rezultate mbresëlënëse:
• 88% raportuan se lëkura e tyre u ndje e mbushur që në aplikimin e parë
• 100% verejtenrritje të shkëlqimit pas vetëm 15 minutash*
• Pas 4 javësh, 94% e grave verejtense poret dukeshin më të vogla dhe lëkura dukej dukshëm më e re**
Për rezultate edhe më të mira, rekomandohet përdorimi në kombinim me NCEF-Revitalize Serum.
* Vetëvlerësim – 16 persona – rezultate pas 15 minutash aplikimi të maskës
** Vetëvlerësim – 16 persona – rezultate pas 28 ditësh përdorimi dy herë në javë
Përdorimi
Përdoret 1–2 herë në javë.
Pas hapjes së paketimit, shpaloset maska dhe hiqet me kujdes rrjeta mbrojtëse.
Vendoset maskën në fytyrë të pastër.
Lihet të veprojë për 15 minuta.
Hiqet maskën dhe masazhohet serumi i mbetur me majat e gishtave.
Maskë njëpërdorimëshe, pa shpëlarje