Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Huile Prodigieuse® Roll-On Multi-Purpose Dry Oil

Ushqen - Riparon - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 2,640.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,300.00 Lekë Çmimi i ulur 2,640.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj i thatë shumë-përdorimësh në formë roll-on

Roll-on

Përshkrimi

Huile Prodigieuse® ikonike me 7 vajra të çmuar 100% me bazë bimore është rikrijuar në një format të ri roll-on, duke ofruar një gjest argëtues, të shpejtë dhe praktik për kënaqësi shqisore të pakrahasueshme.
Huile Prodigieuse®,emblema e përkujdesjeve NUXE, është një vaj i thatë shumë-funksional dhe shumë-përdorimësh,
me aromë të fuqishme dhe tërheqëse,me nota lulesh portokalli, manjole dhe vaniljeje, një eksperiencë ndijore që vesh lëkurën dhe përshkon flokët me velin e tij delikat dhe rrezatues.
Huile Prodigieuse® ka një formulë natyrale dhe efektive, që shquhet për veti të jashtëzakonshme depërtuese, ushqyese, hidratuese dhe mbrojtëse nga ndotja, për delikatesë dhe lehtësi, falë 7 vajrave të çmuar dhe vitaminës E.
Francezet e kanë përzgjedhur tashmë atë si numri Nr.1 ndër vajrat dhe përkujdesjet e trupit.Pa vajra minerale. Pa silikon.Me 98 % përbërës me origjinë natyrale

Përdorimi

Në Fytyrë:
Huile Prodigieuse® aplikohet në fytyrë me
masazhe të lehta duke u nisur nga qendra
drejt konturit të fytyrës. Huile Prodigieuse®
mund të kombinohet me kremin tuaj të
përditshëm duke i shtuar këtij të fundit disa
pika vaji. Në trup: Huile Prodigieuse® masazhohet me
lëvizje rrethore, (dekolte, kembe..) dhe mbi strija. Mbi flokë:Huile Prodigieuse® aplikohet
mbi majat e flokëve për t’i ushqyer ato, sidomos fokët e thatë.
Për t’u dhënë
një pamje të valëzuar,
sprucohet mbi gjithë gjatësinë e flokëve.Si maskë aplikohet 1-2 herë në javë për 10 minuta para larjes me shampo.

Përbërësit

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, DICAPRYLYL ETHER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, CORYLUS AVELLANA (HAZELNUT) SEED OIL, CAMELLIA OLEIFERA SEED OIL, PARFUM/FRAGRANCE, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, TOCOPHEROL, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, TOCOPHERYL ACETATE, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, AQUA/WATER, ASCORBIC ACID, SOLANUM LYCOPERSICUM (TOMATO) FRUIT EXTRACT, LINALOOL, LIMONENE, CITRONELLOL, GERANIOL [N2212/C].