Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Prodigieux® Néroli Shower Gel

Pastron - Relakson

Çmimi i zakonshëm 1,360.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,700.00 Lekë Çmimi i ulur 1,360.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel pastrues për trupin me aromë Neroli 

Tubet

Përshkrimi

Xheli i dushit Prodigieux® Néroli është një përkujdesje pastruese organike e çertifikuar me një veprim të butë për lëkurën dhe aromën qetësuese të Huile Prodigieuse® Néroli. I pasuruar me aromën e Huile Prodigieuse® Néroli, ky xhel dushi organik i çertifikuar e shndërron dushin tuaj në një moment të përditshëm relaksimi dhe qetësie.
Pastron lëkurën butësisht, duke e lënë të butë dhe elastike. Tekstura e tij e pasur e xhelit me nota qetësuese të Neroli-t e parfumon lëkurën në mënyrë delikate.


PËRFITIMET
-Formula nuk përmban përbërës të nxjerrë nga kafshët.
-98% e përbërësve janë me origjinë natyrale.
-15% e përbërësve janë nxjerrë nga bujqësia organike.
-Produkt VEGAN

Përdorimi

Në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, masazhoni xhelin e dushit në trupin e lagur.
Shijoni teksturën e tij shkrirëse dhe shkumën e këndshme, pastaj shpëlajeni.
Në rast kontakti me sytë, shpëlajeni mirë.

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, COCO-BETAINE, CAPRYLYL/CAPRYL GLUCOSIDE, SODIUM COCOYL GLUTAMATE, CITRUS AURANTIUM AMARA (BITTER ORANGE) FLOWER WATER*, PARFUM/FRAGRANCE, CHONDRUS CRISPUS/CARRAGEENAN, CITRIC ACID, XANTHAN GUM, PROPYLENE GLYCOL, SODIUM BENZOATE, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE POWDER*, CAPRYLYL GLYCOL, LINALOOL, LIMONENE, CITRAL [N2221/B]