Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Huile Prodigieuse® Néroli Multi-Purpose Dry Oil BIO

Me nota neroli, verbena,livando

Çmimi i zakonshëm 3,360.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,200.00 Lekë Çmimi i ulur 3,360.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj i thatë shumë-përdorimësh me aromë Neroli BIO 

Flakon

Përshkrimi

Përjetoni kënaqësinë e një vaji të thatë organik shumë -përdorimesh që ushqen fytyrën, trupin dhe flokët në një hap të vetëm. Një produkt për të ushqyer shkëlqimin dhe riparuar lëkurën tuaj duke ju rilidhur me shqisat tuaja. Alkimia delikate e vajrave organikë të çmuar (vaji organik i kumbullës Ente dhe vaji organik i susamit) i jep lëkurës tuaj një shkëlqim sateni të papërmbajtshëm falë teksturës së saj ndijore me prekje të thatë. Aroma e saj me nota qetësuese të Nerolit ushqen një ndjesi qetësie absolute.
Kombinimi i 2 vajrave të çmuar organikë botanik:

- Vaji organik i kumbullës Ente: i nxjerrë nga kokrrat e kumbullave me presim të ftohtë në Agen, Francë, ky vaj u zgjodh për përbërjen e tij të jashtëzakonshme të acideve yndyrore dhe njihet për përfitimet e shumta ushqyese dhe riparuese për lëkurën dhe flokët.
- Vaji organik i susamit: i nxjerrë nga farat e susamit me presim të ftohtë, ky vaj është përzgjedhur për përqendrimin e tij në acidet yndyrore esenciale dhe për vetitë e tij sensoriale që lejojnë perthithjen e shpejtë, duke lënë një perfundim të thatë në sipërfaqen e lëkurës.


Formulë vegane pa përbërës apo derivate me origjinë shtazore.

100% përbërës me origjinë natyrale.

Përdorimi

Në Fytyrë: Huile Prodigieuse® Neroli aplikohet në fytyrë memasazhe të lehta duke u nisur nga qendradrejt konturit të fytyrës. Huile Prodigieuse® Nerolimund të kombinohet me kremin tuaj tëpërditshëm duke i shtuar këtij të fundit disapika vaji.

Në trup: Huile Prodigieuse® Neroli masazhohet melëvizje rrethore, (dekolte, kembe..) dhe mbi strija.

Mbi flokë:Huile Prodigieuse® aplikohetmbi majat e flokëve për t’i ushqyer ato, sidomos fokët e thatë.Për t’u dhënënjë pamje të valëzuar,sprucohet mbi gjithë gjatësinë e flokëve.
Si maskë aplikohet 1-2 herë në javë për 10 minuta para larjes me shampo.

Mund te perdoret edhe nga meshkujt që kërkojnë Përkujdesje per mjekrën, flokët.

Përbërësit

SESAMUM INDICUM (SESAME) SEED OIL*, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, DICAPRYLYL ETHER, PRUNUS DOMESTICA SEED OIL*, PARFUM/FRAGRANCE, TOCOPHEROL, LINALOOL, LIMONENE, CITRAL, GERANIOL [N2219/A].