Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
MKL

Përkujdesje kozmetike NATYRALE dhe BIO!

Inovacioni dhe kërkimi janë në qendër të laboratorit MKL Green Nature, për t'ju ofruar produkte me ekspertizë të njohur.MKL përzgjedh përbërësit më të mirë nga sektori natyral dhe ekologjik,me një qasje që u bën jehonë njohurive dhe etikës së përgjithshme. Zhvillon përkujdesje për të gjitha moshat dhe për të gjitha llojet e lëkurës,pra kujdeset për të gjithë familjen.

Organic Deodorant Aloe Vera

Çmimi i zakonshëm 880.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,100.00 Lekë Çmimi i ulur 880.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Deodorant freskues dhe qetësues me Aloe Vera

Përshkrimi

Deodoranti me Aloe Vera Organike është formuluar për të ofruar mbrojtje efektive kundër aromave të pakëndëshme ndërkohë që është i butë për lëkurën. Aloe vera vlerësohet gjerësisht në kujdesin e lëkurës për vetitë e saj qetësuese, hidratuese dhe shëruese, duke e bërë atë një përbërës ideal për personat me lëkurë të ndjeshme.Me një përqendrim të lartë të përbërësve aktivë antibakterialë, ky deodorant ndihmon në kufizimin e aromave të pakëndshme.

Kufizon aromat e këqija
Qetëson ndjesitë e parehatisë
Nuk lë shenja në veshje
I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme
Me aromë aloe vera
98.9% PËRBËRËS ME ORIGJINË NATYRALE

Përbërësit kryesorë:

-Probiotikë: rrjedhin nga Lactobacillus acidophilus, një bakter probiotik që përdoret tradicionalisht për të fermentuar qumështin në kos. Ky ferment prodhon bakteriocina, peptide unike me veti antimikrobike dhe hidratuese me spektër të gjerë.
-Xhel Aloe vera BIO: i njohur për pasurinë e tij në aminoacide,minerale dhe vitamina të cilat i japin veti të pabesueshme për lëkurën: hidratuese, qetësuese, antioksiduese dhe rigjeneruese.
-Ekstraktet e xhenxhefilit dhe mentes: dhurojnë ndjesi freskie në aplikim.
-Ekstrakti i bulbit të narcisit: vonon ndjeshëm rritjen e qimeve duke zgjatur gjendjen e fjetur të qelizave përgjegjëse për rritjen e tyre.

20 % E PËRBËRËSVE VIJNË NGA AGROKULTURA BIO

Përdorimi

Tundeni para përdorimit. Aplikojeni në zonën e sqetullave

Përbërësit

Aqua (Water), Triethyl Citrate, Glycerin, Lactobacillus Ferment, Caprylyl/Capryl Glucoside, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Parfum (Fragrance), Xanthan Gum, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder*, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Narcissus Tazetta Bulb Extract, Benzyl Alcohol, Dehydroacetic Acid, Potassium Sorbate.