Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Ultra-Soft Make-Up Remover Micellar Gel

Demakijon - Pastron - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel micelar demakijues për të gjitha llojet e lëkurës

Flakon

Përshkrimi

Xhel Micelar që kombinon efikasitetin demakijues të një uji micellar me komfortin dhe hidratimin e një qumështi pastrues.
Surfaktantët e butë në formën e micelave përthithin të gjitha papastërtitë. Hidrolati i limonit pastron dhe e lë lëkurën të pastër.
Aloe vera BIO hidraton dhe parandalon ndjesinë e tërheqjes së lëkurës. Hidrolatet e luleve të trëndafilit dhe kamomilit BIO zbusin dhe qetësojnë.

Teksturë ultra e butë e xhelifikuar.
Me aromë të freskët dhe florale.

96% me origjinë natyrale

99% e biodegradueshme

100% Paketime të riciklueshme

Vegane

Testuar oftalmologjikisht

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet. Nuk djeg sytë.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna,edhe për meshkuj.

Këshilla për planetin

Kini parasysh përdorimin e disqeve të ripërdorshëm të pambukut për të reduktuar mbetjet! Në fund të fundit, rritja e pambukut kërkon sasi të mëdha uji dhe pesticidesh. Duke mos përdorur disqe pambuku një-përdorimëshe, do të kurseni më shumë se 1100 disqe pambuku në vit, që është e barabartë me 1 kg pambuk dhe 5260 litra ujë!

Përdorimi

Hidhet një sasi e vogël mbi një pambuk dhe aplikohet butësisht në fytyrë dhe sy për të larguar makijazhin.
Për të pastruar fytyrën, aplikohet një sasi të vogël në duar, masazhohet butësisht dhe më pas shpëlahet.

Këshilla bukurie nga themelueset

Për një demakijim të përsosur dhe një lëkurë të butë: përdorni Tonic lotion hidratues menjëherë pas xhelit micelar , për të larguar micelat e mbetura.

Përbërësit

Aqua/water/eau, Damask rose water, Propanediol, 1,2-hexanediol, Glycerin, Pentylene glycol, Anthemis nobilis flower water, Citrus limon (lemon) fruit extract, Aloe barbadensis leaf juice powder, Chondrus crispus extract, Propylene glycol, Caprylyl/capryl glucoside, Acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer, Perfume (fragrance), Sodium hydroxide, Sodium benzoate, Dehydroacetic acid, Benzyl alcohol.