Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Ultra-Repair Hand Cream

Riparon - Ushqen - Mbron

Çmimi i zakonshëm 1,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 1,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje zbutëse,hidratuese dhe qetësuese për duart

Tubet

Përshkrimi

Me formulën e tij 99% me origjinë natyrale, kremi ultra-riparues i
duarve me ekstrakte bimësh mjekësore BIO, ushqen dhe mbron duart e thata ose të dëmtuara për një kohë të gjatë.
Arnica Montana dhe Kalendula BIO riparojnë dhe shërojnë lëkurën
e plasaritur dhe plagët e vogla. Gjalpi Shea dhe vaji i kokosit
ushqejnë dhe mbrojnë. Aloe vera, glicerina vegjetale dhe acidi hialuronik sigurojnë ujë për të rihidratuar, rigjeneruar dhe zbutur.
I lë duart tuaja të buta, të riparuara dhe të hidratuara.

Teksturë kremoze që nuk ngjit dhe përthithet shpejt.
Aromë rikomfortuese natyrale.

Formuluar për duar të thata ose të dëmtuara që nuk ndihen mirë.
Produkti është gjithashtu i përshtatshëm për gratë shtatzëna.

99 % me origjinë natyrale

Paketimie vegjetale me kalam sheqeri

Vegane

Përdorimi

Përdoret në çdo kohë të ditës, sapo të ndihet nevoja për ushqim ose riparim.

Këshilla bukurie nga themelueset

Kremi i duarve mund të përdoret me të njëjtin efikasitet edhe për riparimin e lëkurës së këmbëve të thata dhe të dëmtuara.

Përbërësit

Aqua (water), Aloe barbadensis (aloe) leaf extract, Butyrospermum parkii (shea) butter, Cocos nucifera (coconut) oil, glyceryl stearate citrate, cetearyl alcohol, glycerin, Calendula officinalis flower water, Arnica montana flower extract, Helianthus annuus (sunflower) seed oil, sodium hyaluronate, xanthan gum, citric acid, gluconolactone, perfume (fragrance), glyceryl stearate, calcium gluconate, sodium dehydroacetate, sodium hydroxide, potassium sorbate, sodium benzoate, benzyl alcohol, citronellol, linalool, and geraniol.