Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Sun Stick SPF 50

Mbron - Ushqen - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje mbrojtëse në trajtë stick-u, me SPF 50, për zonat delikate

Stik

Përshkrimi

Formati STICK lejon një aplikim të lehtë dhe uniform në çdo kohë të ditës dhe kudo!
Mbron në mënyrë efikasefytyrën, buzët dhe zonat e ndjeshme nga efektet e dëmshme të diellit dhe të plakjes së lëkurës.

Falë një baze 100% natyrale dhe një kompleksi filtrash organikë të gjeneratës së re, formula është e sigurt për lëkurën, e biodegradueshme, rezistente ndaj ujit dhe nuk ka ndikim të rëndësishëm në biodiversitetin detar.
Përmbajtja e lartë e vajit të kajsisë BIO ushqen lëkurën dhe siguron një nxirje rrezatuese dhe afatgjatë!

Teksturë kremoze dhe përfundim i padukshëm. Nuk shkrin në diell.
Aromë e lehtë vaniljeje që te kujton verën.
Me origjinë 100% natyrale, jo fotosensibilizuese.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshmet.
Për të gjithë familjen, nga mosha 3 vjeçare.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.

Paketime të riciklueshme

Format solid,pa ujë, pa konservues

Formulë jo- komedogjenike

Vegane

Vlerësimi në Yuka 100/100

Përdorimi

Aplikohet 30 min para ekspozimit në diell në fytyrë dhe trup. Aplikohet përsëri çdo 2 orë, si dhe pas daljes nga uji.

Këshilla për të mbrojtur më së miri të vegjlit nga dielli:

Ekspozimi i tepërt në diell është i dëmshëm për shëndetin. Rekomandohet shmangia e ekspozimitnë diell për fëmijët e vegjël, veçanërisht gjatë orëve të pikut midis orës 12:00 dhe 16:00, edhe
nëse ata përdorin përkujdesje mbrojtëse nga dielli.
Nëse ekspozimi në diell nuk mund të shmanget, sigurohuni që ata të kenë veshje mbrojtëse si kapele, syze dielli dhe bluza. Të aplikohet qumështi mbrojtës nga dielli me bujari, pasi një sasi e pamjaftueshme, ul nivelin e mbrojtjes.
Të shmanget kontakti me veshjet.

Përbërësit

Coco-caprylate/caprate, Euphorbia cerifera (candelilla) wax, diethylamino hydroxybenzoyl hexyl benzoate, C15-19 alkane, bis-ethylhexyloxyphenol methoxyphenyl triazine, Copernicia cerifera (carnauba) wax, caprylic/capric triglyceride, ethylhexyl triazone, Theobroma cacao (cocoa) seed butter, calcium starch octenylsuccinate, perfume (fragrance), Prunus armeniaca (apricot) kernel oil, Helianthus annuus (sunflower) seed oil, tocopherol, and vanillin.