Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Sun Milk SPF 50+

Mbron - Hidraton - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 2,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,800.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Qumësht mbrojtës për fytyrën dhe trupin, me vaj kajsie organike dhe SPF 50

Tubet

Përshkrimi

Përkujdesje mbrojtëse në trajtë qumështi, që mbron në mënyrë
efikase fytyrën dhe trupin nga efektet e dëmshme të diellit dhe
të plakjes së lëkurës.
Falë një baze natyrale dhe një kompleksi filtrash organikë të
gjeneratës së re,me spektër të gjerë UVA/UVB, formula është e sigurt për lëkurën, e biodegradueshme, rezistente ndaj ujit dhe
nuk ka ndikim mbi biodiversitetin detar*.
I pasur ne vaj kajsie BIO, probiotikë dhe Aloe vera ky qumësht
ushqen lëkurën dhe siguron një nxirje rrezatuese dhe afatgjatë!

Teksturë jo ngjitëse, e lëngshme dhe përfundim i padukshëm.
Aromë e lehtë kokosi-vanilje që të kujton verën.
Me origjinë 100% natyrale, jo fotosensibilizuese.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës që kërkojnë mbrojtje të lartë nga dielli, veçanërisht për lëkurën e çelët dhe të ndjeshme.
Për të gjithë familjen, nga mosha 3 vjeçare.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.

Përdorimi

Aplikohet 30 minuta para ekspozimit në diell në fytyrë, trup dhe flokë
Aplikohet përsëri çdo 2 orë, dhe pas daljes nga uji.

Kujdes: Ekspozimi i tepërt në diell është i rrezikshëm për shëndetin tuaj.
Shmangni ekspozimin në diell në mes të ditës.
Shmangni kontaktin me rrobat menjëherë pas aplikimit.

Përbërësit

Aqua (water), dicaprylyl carbonate, diethylamino hydroxybenzoyl hexyl benzoate, propanediol, decyl oleate, coco-caprylate/caprate, bis-ethylhexyloxyphenol methoxyphenyl triazine, phenylbenzimidazole sulfonic acid, Prunus armeniaca (apricot) kernel oil, ethylhexyl triazone, triacontanyl PVP, cetearyl glucoside, lactobacillus, potassium cetyl phosphate, perfume (fragrance), glycerin, sorbitan olivate, cetearyl alcohol, sodium hydroxide, tocopherol, ethylhexylglycerin, Cocos nucifera (coconut) fruit extract, panthenol, xanthan gum, Avena sativa (oat) kernel extract, Aloe barbadensis leaf juice powder, maltodextrin, citric acid, and hydrogenated vegetable glycerides citrate.