Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

SOS Repair Balm

Riparon - Ushqen - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 1,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 1,800.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Balsam riparues, hidratues dhe qetësues me dyll dhe vajra bimore për të gjitha zonat e dëmtuara të fytyrës dhe trupit

Vazo

Përshkrimi

Balsam 100% natyral shumë-përdorimësh, ultra i përqendruar me dyll dhe vajra bimore, është i përshtatsem për të gjithë familjen, që nga lindja.
Riparon, ushqen, qetëson dhe rigjeneron në mënyrë efikase zonat e ndjeshme të fytyrës dhe trupit.

Formula e tij ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm:
+207% riparim dhe +319% ushqyerje.

Tekstura kremoze krijon një film mbrojtës me "efekt fashë" që nxit riparimin e lëkurës së dëmtuar.

Lëkura ndihet e rigjeneruar dhe më e shëndetshme.
Formati i tij nomad ju lejon ta merrni kudo me vete!

Teksturë që shkrihet gjatë aplikimit.
Pa parfum, me aromë natyrale kokosi.

-Forcon thonjtë dhe ushqen kutikulat.
-Qetëson lëkurën pas rruajtjes & depilimit.
-Ushqen majat e flokëve.
-Shkëlqen çehren dhe zbut vetullat.
-Parandalon strijat.
-Redukton irritimin dhe skuqjen e lëkurës.
-Ushqen dhe zbut në mënyrë perfekte fytyrën dhe trupin.
-Riparon dhe qetëson zonat e ashpra dhe lëndimet e vogla: gërvishtjet, prerjet, djegie, pickime, djegie nga dielli.
-Parandalon shfaqjen e rrudhave dhe rrudhezave të holla.
-Për foshnjat: përdoret për krustat e qumeshtit, skuqjet e zones gluteale, gjatë ndërrimit të pelenave, skuqje, masazh.

Formuluar për përdorim që nga lindja, për lëkurat e ndjeshme të bebeve dhe fëmijëve.
I përshtatshëm për të gjithë familjen edhe për gratë shtatzëna.


100 % me origjinë natyrale

Pa ujë, pa konservues

93 % e biodegradueshme

Paketime të riciklueshme

Vegane

Vlerësimi në Yuka
100/100

Përdorimi

Masazhoni butësisht zonën e prekur me një sasi të vogël Balsam SOS, disa herë në ditë, sipas nevojës.

Përbërësit

Helianthus annuus (sunflower) seed oil, Butyrospermum parkii (shea) butter, Cocos nucifera (coconut) oil, tribehenin, hydrogenated coco-glycerides, jojoba esters, cera alba (beeswax), hydrogenated castor oil, Ricinus communis (castor) seed oil, Olea europaea (olive) fruit oil, Persea gratissima (avocado) oil, Simmondsia chinensis (jojoba) seed oil, Helianthus annuus (sunflower) seed wax, tocopherol, and ascorbyl palmitate.