La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit.... La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!
Refillable Nourishing Body Scrub with sugar and organic vegetable oils
Eksfolion - Ushqen - Zbut
Çmimi i zakonshëm
2,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
0.00 Lekë
Çmimi i ulur
2,800.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Eksfoljues kokrrizor për trupin, me sheqer dhe vajëra bimorë
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Përkujdesja ekfoliuese për trupin, me kokrriza sheqeri të bardhë eksfolion në mënyrë efikase qelizat e vdekura të lëkurës, largon papastërtitë dhe zbut teksturën e saj.
Vajrat BIO të kokosit, luledielli, susamit dhe recinit ushqejnë thellësisht epidermën dhe lënë një shtresë të lehtë lipidike mbrojtëse në lëkurë. Pas shpëlarjes lënë një ndjesi të jashtëzakonshme butësie.
Lëkura ndihet mirë dhe e pastër!
Teksturë kremoze, e pasur me kokrriza sheqeri.
I lehtë për t'u shpëlarë. Aromë delikate kokosi-vanilje.
Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
I përshtatshëm edhe për gratë shtatzëna.
100% me origjinë natyrale
Formulë gjysëm e ngurtë,vetëm 11 përbërës,pa ujë, pa konservues
97% e biodegradueshme
Paketime të riciklueshme që rimbushen
Vegane
Vlerësimi në Yuka 100/100
Këshilla për planetin
Mos harroni të fikni dushin kur laheni dhe zgjidhni një dush të shpejtë dhe më pak të nxehtë për të ruajtur ujin dhe burimet e energjisë së planetit!
Përdorimi
Përdoret dy herë në javë në lëkurë të lagur dhe më pas shpëlahet.
Këshilla bukurie nga themelueset
Përgatit lëkurën duke hequr qelizat e vdekura:
Para depilimit për të parandaluar rritjen e qimeve nën lëkurë.
Para ekspozimit në diell, për një nxirje më të ndritshme, më të qëndrueshme dhe më të njëtrajtshme!