Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Refillable Fresh Deodorant

Rifreskon - Mbron - Përthith lagështinë

Çmimi i zakonshëm 1,450.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 1,450.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Deodorant i rimbushshëm me probiotikë, për freski dhe rehati,kundër aromës së pakëndshme

Roll-on

Përshkrimi

Deodorant për një ndjesi freskie gjatë gjithë ditës!
Ofron një ndjesi freskie dhe komforti, falë formulës me 99% përbërës me origjinë natyrale dhe pa kripëra alumini dhe pa alkool.
Probiotikët, bakteret e mira, rregullojnë në mënyrë efikase djersitjen dhe neutralizojnë aromat e këqija duke respektuar florën e lëkurës. Pudra Diatomaceous thith lagështinë dhe djersën e tepërt si një sfungjer.
Lëkura do te jetë e butë dhe të freskët, gjatë gjithë ditës!

Teksturë e butë, hidratuese dhe jo ngjitëse.
Thahet shpejt.
Aromë e freskët, 100% natyrale

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
I përshtatshëm për adoleshentë, burra dhe gra shtatzëna.


99 % me origjinë natyrale

Format solid,pa alkool,pa kripëra alumini

Pa bikarbonat natriumi, pa konservues

84 % e biodegradueshme

Paketime që rimbushen

Vegane

Vlerësimi në Yuka
100/100

Përdorimi

Aplikohet në lëkurë të thatë dhe të pastër.
Një aplikim është i mjaftueshëm për mbrojtje afatgjatë gjatë gjithë ditës.
Falë teksturës që nuk ngjit, thahet shpejt.

Përbërësit

Propylene glycol, glycerin, aqua (water), sodium stearate, magnesium hydroxide, diatomaceous earth, perfume (fragrance), lactobacillus ferment, tocopherol, magnesium carbonate hydroxide, maltodextrin, ethylhexylglycerin, and sodium hydroxide.