Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Radiance Concentrate

I jep ngjyrim rrezatues lëkurës - Ndriçon - Revitalizon

Çmimi i zakonshëm 3,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 3,800.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum shkëlqyes me karotë organike dhe kajsi, që i jep ngjyrë lëkurës për një tonalitet të ndritshëm gjatë gjithë vitit

Flakon

Përshkrimi

Përkujdesja e përqendruar rrezatuese i dhuron një ngjyrim natyral lëkurës tuaj në vetëm një hap!
Formula 100% natyrale e përqendruar në vaj karrote BIO, vaj kajsie BIO dhe astaxanthin një ngjyrues natyral, ndriçon dhe dhe i jep ngjyrë të njëtrajtshme lëkurës, për një shkëlqim të menjëhershëm të shëndetshëm dhe një nxirje delikate progresive! Fuqia e lartë antioksiduese mbron lëkurën nga agresionet e jashtme.

Lëkura do të jetë e butë dhe me shkëlqim, rrezatuese dhe e nxirë, sikur sapo jeni kthyer nga pushimet!

Teksturë jo e yndyrshme.
Aplikim i lehtë dhe uniform.
Me aromën natyrale, të lehtë kajsie.
100% jo-komedogjenik.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
I përshtatshëm për të gjitha tonet e lëkurës. E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.

Këshilla për planetin

Kini parasysh përdorimin e disqeve të ripërdorshëm të pambukut për të reduktuar mbetjet! Në fund të fundit, rritja e pambukut kërkon sasi të mëdha uji dhe pesticidesh. Duke mos përdorur disqe pambuku një-përdorimëshe, do të kurseni më shumë se 1100 disqe pambuku në vit, që është e barabartë me1 kg pambuk dhe 5260 litra ujë!

Përdorimi

Aplikohen 2 -3 pika në fytyrë dhe dekolte në mëngjes, para kremit tuaj hidratues.

Këshilla bukurie nga themelueset

Mund të përzieni disa pika direkt me kremin ose serumin tuaj të përditshëm për aplikim me një
hap të vetëm!

Përbërësit

Coco-caprylate/caprate, C15-19 alkane, Prunus armeniaca kernel oil, Parfum (fragrance), Daucus carota sativa root extract, Astaxanthin, Rosmarinus officinalis leaf extract, Helianthus annuus seed oil, Helianthus annuus hybrid oil, Tocopherol.