Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Purifying Shampoo Refill

Pastron - Purifikon - Ribalancon prodhimin e yndyrës

Çmimi i zakonshëm 2,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Shampo purifikuese e skalpit, për skalp të ndjeshëm, me yndyrë

Refill

Përshkrimi

Pastron në mënyrë efikase flokët, qetëson dhe riekuilibron skalpin e kokës duke parandaluar yndyrosjen e shpejtë.
Keratina vegjetale siguron proteinat thelbësore për të hidratuar, forcuar dhe mbrojtur flokët. Hithra BIO dhe zinku pastrojnë skalpin e kokës dhe nxisin eliminimin e zbokthit.
Uthulla e mollës pastron, riekuilibron dhe zbut.

Të freskët dhe të pastruar, flokët do të jenë të butë, të lehtë dhe krejtësisht të pastër për kohë të gjatë!

Teksturë kremoze. Shkumëzon lehtësisht.
Aromë delikate çaji jeshil.

Formuluar për flokë të yndyrshëm ose normalë që yndyrosen lehtë.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.


96% me origjinë natyrale

Pa silikone,pa sulfate

Vegane

100% i riciklueshëm

Shkëlqyeshëm në Yuka

Këshilla për planetin

Mos harroni të fikni dushin kur laheni dhe zgjidhni një dush të shpejtë dhe më pak të nxehtë për të ruajtur ujin dhe burimet e energjisë së planetit!


Përdorimi

Përdorim i shpeshtë. Shkumohet në flokë të lagur, masazhohet dhe shpëlahet.

Këshilla bukurie nga themelueset

Është më mirë të përdorni ujë të vakët për të larë flokët!
Temperatura rrit sekretimin e sebumit nga skalpi, i cili nxit seborrenë dhe rënien e flokëve.
Për flokë të shëndetshëm, masazhoni skalpin për të stimuluar mikroqarkullimin dhe për të larguar papastërtitë dhe qelizat e vdekura.

Përbërësit

Aqua (water), Cocamidopropyl betaine, Sodium lauroyl methyl isethionate, Glycerin, Sodium methyl cocoyl taurate, Decyl glucoside, Parfum (fragrance), Hydrolyzed wheat protein, Hydrolyzed corn protein, Hydrolyzed soy protein, Pyrus malus fruit extract, Zinc PCA, Urtica dioica leaf extract, Betaine, Levulinic acid, Coco-glucoside, Glyceryl oleate, Sodium benzoate, Sodium levulinate, Guar hydroxypropyltrimonium chloride, Maltodextrin, Sodium chloride, Citric acid, Sodium hydroxide, Leuconostoc/Radish root ferment filtrate, Hydrogenated palm glycerides citrate.