Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Plumping Face Serum

Ushqen - Mbush - Forcon

Çmimi i zakonshëm 3,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 3,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum ushqyes dhe rimbushës me 5 vajra bimore organike

Flakon

Përshkrimi

Serumi rimbushës përbëhet nga 5 vajra bimore ushqyes BIO :bajame e ëmbël, susami, trëndafili, kajsie dhe luledielli.
Ky kombinim sinergjik i vajrave depërton thellë në epidermë për ta ushqyer dhe mbrojtur atë nga agresionet e jashtme.
Formula e tij 100% natyrale e rigjeneron dhe i rikthen lëkurës elasticitetin dhe mirëqënien e saj të plotë.
Lëkura shkëlqen plot shëndet!
Me teksturë jo të yndyrshme dhe që nuk ngjit.

Aromë e lehtë dhe delikate vaniljeje joshëse.
Jo komedogjenike.

Formuluar për lëkurë normale në të thatë, madje edhe të ndjeshme, por edhe për çdo lëkurë që ka nevojë
për ushqyerje. I përshtatshëm edhe për gratë shtatzëna.

100% me origjinë natyrale

Pa ujë,pa konservues

Paketime të lehta, të ricikluara dhe të riciklueshme

Vegane

Vlerësimi në Yuka 100/100

Përdorimi

Përdoret si bazë make-up, vaj nate ose para kremit hidratues në mëngjes dhe në mbrëmje.
Për lëkurë të thatë dhe të maturuar: aplikohen 3 pika në fytyrë në mëngjes dhe/ose
mbrëmje, çdo ditë.
Për lëkurë mikse: aplikohen 2 pika në fytyrë në mbrëmje, 2 herë në javë.


Këshilla bukurie nga themelueset

-Për një rutinë të shpejtë: përzihen disa pika të serumit direkt me kremin tuaj hidratues.
-Për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar, kombinohet Hydrating Serum me Plumping Serum
për veprim në shumë nivele dhe kështu sigurohet hidratim dhe ushqyerje të plotë.
-Për lëkurë mikse ose të yndyrshme, rekomandohet përdorimi sipas nevojave: dy herë në javë,vetëm gjatë natës!

Përbërësit

Caprylic/capric triglyceride, Isoamyl cocoate, Prunus amygdalus dulcis (sweet almond) oil, Squalane, Prunus armeniaca (apricot) kernel oil, Sesamum indicum (sesame) seed oil, Rosa rubiginosa seed oil, Helianthus annuus (sunflower) seed oil, Perfume (fragrance), Tocopherol, Rosmarinus officinalis (rosemary) leaf extract, Vanilla planifolia fruit extract, Limonene, Citronellol, Linalool.