Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Nourishing Shampoo Refill

Pastron - Ushqen - Riparon

Çmimi i zakonshëm 2,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Shampo ushqyese dhe riparuese, për flokë të thatë dhe të dëmtuar

Refill

Përshkrimi

Shampo ushqyese që pastron butësisht flokët, hidraton dhe ushqen intensivisht, pa i rënduar ato.
Keratina vegjetale siguron proteinat thelbësore për të hidratuar, forcuar dhe mbrojtur flokët. Proteinat e grurit depërtojnë thellë në fibrën kapilare për të forcuar flokët nga brenda kundër këputjes. Ato riparojnë flokët e dobësuar dhe të dëmtuar si dhe zbutin fibrën kapilare.

Shampoja i lë flokët të rigjallëruar, të butë dhe të mëndafshtë!

Teksturë kremoze. Shkumëzon lehtësisht. Aromë delikate kokosi.

Formuluar për flokë të thatë deri ne shumë të thatë.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.


96% me origjinë natyrale

Pa silikone, pa sulfate

100% i riciklueshëm

Vegane

Shkëlqyeshëm në Yuka

Këshilla për planetin

Mos harroni të fikni dushin kur laheni dhe zgjidhni një dush të shpejtë dhe më pak të nxehtë për të ruajtur ujin dhe burimet e energjisë së planetit!

Përdorimi

Përdorim i shpeshtë. Shkumohet në flokë të lagur, masazhohet dhe shpëlahet.

Këshilla bukurie nga themelueset

Është më mirë të përdorni ujë të vakët për të larë flokët!
Temperatura rrit sekretimin e sebumit nga skalpi, i cili nxit seborrenë dhe rënien e flokëve.
Për flokë të shëndetshëm, masazhoni skalpin për të stimuluar mikroqarkullimin dhe për të larguar papastërtitë dhe qelizat e vdekura.

Përbërësit

Aqua (water), Cocamidopropyl betaine, Sodium lauroyl methyl isethionate, Glycerin, Sodium methyl cocoyl taurate, Decyl glucoside, Betaine, Parfum (fragrance), Hydrolyzed wheat protein, Hydrolyzed corn protein, Hydrolyzed soy protein, Hydrolyzed wheat protein, Levulinic acid, Coco-glucoside, Glyceryl oleate, Lauroyl lysine, Sodium benzoate, Sodium levulinate, Guar hydroxypropyltrimonium chloride, Xanthan gum, Sodium chloride, Citric acid, Sodium hydroxide, 1,2-Hexanediol, Caprylyl glycol, Leuconostoc/Radish root ferment filtrate, Tropolone, Tocopherol, Hydrogenated palm glycerides citrate.