Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Nourishing Mask Stick

Ushqen - Zbut -Lëmon

Çmimi i zakonshëm 2,500.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,500.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë ushqyese në formë sticku, për lëkura të ndjeshme, normale në të thata

Stik

Përshkrimi

Maska inovative në trajtë “Stick-u” me vaj bajameje të ëmbël BIO, ushqen në mënyrë perfekte lëkurën.
Thuajuni lamtumirë ndjesive të pakëndshme, zonave të thata dhe teksturës së çrregullt të lëkurës.
Një koncentrat i vërtetë i përbërësve aktivë ushqyes, qetësues dhe mbrojtës për shkak të formulës së saj të jashtëzakonshme, e cila është
100% natyrale, me vaj bajameje të ëmbël BIO, vaj avokado, dyll blete, luledielli, carnauba, gjalpë Shea si dhe kaolinë të bardhë rimineralizuese.
Lëkura rifiton elasticitetin, butësinë dhe vitalitetin e saj. Për të shijuar të
gjitha përfitimet e kësaj maske, ndiqni këshillat tona të aplikimit!

Me teksturë transparente kremi.
Aromë komfortuese e bajames së ëmbël.

Formuluar për lëkurë normale, të thatë deri shumë të thatë, madje edhe më të ndjeshmet, dhe për zonat e thata të lëkurës mikse.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna



100% me origjinë natyrale

Format Solid, pa konservues

Përdorim që zgjat.

Vetëm 9 përbërës

84% e biodegradueshme

Paketime të riciklueshme

Vegane

Vlerësimi në Yuka
100/100

Përdorimi

Aplikoni një shtresë të trashë në një fytyrë të pastër dhe të thatë. Lëreni të veprojë për 5 - 10 min.
Hiqni tepricën me një pambuk të lagur. Nuk rekomandohet shpëlarja e maskës me ujë pa përdorur një pambuk pasi përbërësit ushqyes do të mbeten në duart tuaja dhe do ta bëjnë më të vështirë shpëlarjen.
Për butësi dhe hidratim maksimal, lagni pambukun me Tonic lotion.

Këshilla bukurie nga themelueset

-Nëse keni lëkurë mikse, rekomandohet “multimasking”: Maska rigjeneruese 3 në 1 në zonën T dhe maska ushqyese në
zonat e thata si faqet, konturi i fytyrës dhe dekolteja. Lëkura detoksifikohet dhe ushqehet në mënyrë perfekte!
-Për të ushqyer lëkurën e thatë përgjithmonë: aplikoni maskën ushqyese në shtresë të hollë dhe lëreni të veprojë gjatë
gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, lëkura do të jetë e lëmuar dhe e mbushur në mënyrë perfekte!

Përbërësit

Persea gratissima (avocado) oil, coco-caprylate/caprate, cera alba (beeswax), Helianthus annuus (sunflower) seed wax, Butyrospermum parkii (shea) butter, kaolin, Prunus amygdalus dulcis (sweet almond) oil, Copernicia cerifera (carnauba) wax, perfume (fragrance), Helianthus annuus (sunflower) seed oil, tocopherol, and ascorbyl palmitate.