Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Nourishing Care Oil

Ushqen - Qetëson - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 3,300.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 3,300.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj ushqyes me vajra bimore organike që ushqen, qetëson dhe sublimon fytyrën, trupin dhe flokët

Flakon

Përshkrimi

Kjo përkujdesje vajore 100% natyrale me vajra bimore BIO, ushqen dhe sublimon fytyrën, trupin dhe flokët, në verë dhe dimër. Vaji i farave të lulediellit, Borago-s dhe Sea buckthorn, ofrojnë elasticitet dhe mirëqenie.
Lëkura bëhet e butë dhe e mëndafshtë, ndërsa majat e flokëve të ushqyera dhe të riparuara.
Dhuron aromë delikate për trupin dhe flokët tuaj!

Vaj i thatë, jo i yndyrshëm dhe nuk ngjit.
Aromë delikate vaniljeje.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshmet dhe të gjitha llojet e flokëve .
E përshtatshme për gratë shtatzëna.


100 % me origjinë natyrale

Vetëm 8 përbërës

Pa ujë, pa konservues

93 % e biodegradueshme

Paketime të riciklueshme, që rimbushen

Vegane

Vlerësimi në Yuka
100/100

Përdorimi

-Në fytyrë, qafë dhe dekolte ngroheni disa pika në pëllëmbën e dorës dhe më pas aplikohet butësisht.

-Në trup: aplikohet dhe masazhohet lehtë për të siguruar përthithjen, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të thata (bërrylat, këmbët).

-Në flokë: ngrohen disa pika në pëllëmbën e dorës, më pas aplikohet në gjatësinë e flokëve të dëmtuara.

Këshilla bukurie nga themelueset

-Për flokë të butë dhe të ushqyer: aplikojeni si maskë në gjatësinë e flokëve dhe lëreni për disa minuta para se t’i lani me shampo.

-Kundër strijave: masazhojini butësisht zonat që do të trajtohen.

Përbërësit

Helianthus annuus (sunflower) seed oil, ethylhexyl stearate, squalane, Borago officinalis (borage) seed oil, perfume (fragrance), Calendula officinalis (calendula) flower extract, tocopherol, and Hippophae rhamnoides (sea buckthorn) fruit oil.