Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Moisturizing Tonic Lotion

Hidraton - Revitalizon - Tonifikon

Çmimi i zakonshëm 2,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Locion tonik hidratues me kamomil organik, solucione bimore dhe elementë gjurmë

Flakon

Përshkrimi

Locioni tonik me kamomil BIO, një ujë floral dhe termal njëkohësisht, është një locion rimineralizues dhe freskues që ofron një kurë të vërtetë termale për lëkurën tuaj!
Falë mikro-elementeve dhe mineraleve, rigjallëron lëkurën dhe i rikthen shkëlqimin, Hidrolatet e luleve të kamomilit dhe trëndafilit BIO qetësojnë ndërsa glicerina bimore hidraton.
I përdorur në mëngjes, tonifikon dhe shuan etjen e lëkurës. Në mbrëmje largon gjurmët e ndotjes dhe qetëson shqisat.

Ujë freskues që nuk ngjit, me aromë lulesh portokalli.

Locioni është shumë-përdorimësh. Mund të përdoret për të:
●hidratuar dhe tonifikuar
●demakijuar në mënyrë perfekte, pas përdorimit të Micellar Gel.
●pastruar dhe larguar mbetjet e ndotjes,
●reduktuar skuqjen,
●larguar mbetjet e ujit të rëndë nga lëkura,
●rifreskuar gjatë gjithë ditës,
●larguar kripën e detit, klorin nga pishina,
●qetësuar lëkurën pas rruajtjes, pas stërvitjes apo qetësuar këmbët e lodhura.
99% me origjinë natyrale

98% e biodegradueshme

100% paketime të riciklueshme

Vegane

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.

Përdorimi

Në mëngjes dhe në mbrëmje, sprucohet direkt në fytyrë, nga një distancë e mjaftueshme për të krijuar një mjegull të hollë, ose direkt në një pambuk. Nuk shpëlahet.

Këshilla bukurie nga themelueset

Locioni mund të përdoret gjithashtu për të riaktivizuar argjilën në maskën rigjeneruese 3 në 1.
Përdoret edhe për të hequr tepricën e maskës ushqyese duke përdorur një disk pambuku.
Për freski shtesë, te mbahet ne frigorifer!
Dy sprucime në jastëk do t'ju qetësojnë shqisat dhe do t'ju ndihmojnë të bini në gjumë.

Përbërësit

Aqua (water), Damask rose water, Propanediol, Pentylene glycol, Anthemis nobilis flower water, Inulin, Glycerin, Maris sal (sea salt), Lonicera caprifolium (honeysuckle) flower extract, Lonicera japonica (honeysuckle) flower extract, Flavor, Tetrasodium glutamate diacetate, Citric acid, Sodium benzoate, Potassium sorbate, Linalool.