Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Moisturizing Detangling Hair Conditioner Refill

Shpleks - Hidraton - Zbut

Çmimi i zakonshëm 1,450.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 1,450.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Rimbushës për maskën ushqyese dhe shpleksëse me keratinë bimore

Vazo

Përshkrimi

Balsami vesh dhe zbut fibrën e flokut dhe e bën më të lehtë krehjen.
Keratina vegjetale siguron proteinat thelbësore për hidratim, forcon dhe mbron flokët. Qumështi i bajames së ëmbël hidraton, zbut, duke rikthyer shkëlqimin, duke i lënë flokët krejtësisht të lehtë, të zhdërvjellët dhe të mëndafshtë! Veprimi i dyfishtë i lules së hibiscus-it i kombinuar me vaj jojoba rigjallëron flokët, duke rritur shkëlqimin dhe duke i bërë më rezistentë.

Teksturë kremoze. Aromë delikate kokosi.

Formuluar për të gjitha tipet e flokëve.


86% me origjinë natyrale

Pa silicone,pa sulfate

100% i riciklueshëm

Vegane

Shkëlqyeshëm në Yuka

Këshilla për planetin

Mos harroni të fikni dushin kur laheni dhe zgjidhni një dush të shpejtë dhe më pak të nxehtë për të ruajtur ujin dhe burimet e energjisë së planetit!

Përdorimi

Shpërndahet në mënyrë të barabartë nëpër flokë pas shampos.
Lihet për një minutë dhe më pas shpëlahet.

Këshilla bukurie nga themelueset

Shpëlajini flokët me ujë të ftohtë për të maksimizuar shkëlqimin!
Për të shpleksur flokët butësisht: aplikojeni balsamin, duke u fokusuar në gjatësitë, filloni duke ndarë flokët me gishta në dush, më pas krihini.

Përbërësit

Aqua (water), Cetearyl alcohol, Glycerin, Distearoylethyl dimonium chloride, Simmondsia chinensis (jojoba) seed oil, Parfum (fragrance), Caesalpinia spinosa gum, Hibiscus sabdariffa flower extract, Hydrolyzed wheat protein, Hydrolyzed corn protein, Hydrolyzed soy protein, Prunus amygdalus dulcis (sweet almond) fruit extract, Prunus amygdalus dulcis (sweet almond) oil, Sodium benzoate, Citric acid, Levulinic acid, Sodium levulinate, Zea mays (corn) starch, Gluconolactone, Potassium sorbate, Polyglyceryl-4 caprate, Tocopherol, Xanthan gum, Sodium hydroxide, Calcium gluconate.