Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Moisturizing Cream with Organic Shea Butter

Ushqen- Zbut- Ngop

Çmimi i zakonshëm 2,500.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,500.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje ushqyese me gjalpë shea

Tubet

Përshkrimi

Përkujdesja hidratuese, e pasur me gjalpë Shea BIO dhe glicerinë vegjetale, ushqen, zbut dhe rimbush me lipide lëkurën e thatë deri në shumë të thatë, po ashtu edhe lëkurën e maturuar.

Gjethet e çajit të bardhë mbrojnë dhe i japin shkëlqimin e munguar lëkurës.
Lëkura ndihet e butë dhe e përforcuar.

Rifiton të gjithë elasticitetin dhe vitalitetin e saj!

Teksturë e pasur, kremoze dhe jo e yndyrshme.

Aromë e ëmbël, e lehtë vaniljeje.

Formuluar për lëkurë të thatë deri shumë të thatë, madje edhe të ndjeshme dhe të maturuara.
Formula është gjithashtu e përshtatshme për gratë shtatzëna.


Përdorimi

Aplikohet butësisht në fytyrë dhe dekolte të pastruar më parë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshilla bukurie nga themelueset

-Për lëkurën e zbehtë: të shtohen disa pika Radiance Concentrate në kremin hidratues për
një çehre rrezatuese.
-Për rrudhat dhe rrudhëzat e imëta: të shtohen disa pika të Plumping Serum në kremin hidratues për
një lëkurë më të shëndetshme.

Përbërësit

Aqua (water), Butyrospermum parkii (shea) butter, Glycerin, Caprylic/capric triglyceride, Hydrogenated coconut oil, Isopropyl palmitate, Dicaprylyl ether, Cetearyl olivate, Glyceryl stearate citrate, Sorbitan olivate, Glyceryl stearate, Sucrose stearate, Perfume (fragrance), Chondrus crispus extract, Camellia sinensis leaf extract, Tocopherol, Propanediol, Styrene/acrylates copolymer, Capryloyl glycine, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Undecylenoyl glycine, Tetrasodium glutamate diacetate, Sodium hydroxide, Benzyl alcohol, Dehydroacetic acid