Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Moisturizing Cream-Gel

Hidraton - Purifikon - Matifikon

Çmimi i zakonshëm 2,500.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,500.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje hidratuese xhel-krem me ekstrakte kastraveci BIO

Tubet

Përshkrimi

Përkujdesja krem-xhel ultra e freskët hidraton lëkurën mikse në të yndyrshme duke siguruar ujin që u nevojitet falë ekstraktit të kastravecit BIO.
Zinku pastron lëkurën dhe zhduk imperfeksionet.
Algat kafe matifikojnë zonën T duke perthithur sebumin e tepërt.
Lëkura ndihet mirë, e butë, e ngopur dhe e ribalancuar!

Teksturë hidratuese, e freskët dhe e lehtë.
Përthithet menjëherë, nuk ngjit.
Aromë pranverore.

Formuluar për lëkurë normale, mikse deri në te yndyrshme, madje edhe ato të ndjeshme.
I pëlqyer nga meshkujt dhe adoleshentët. Formula është e përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.

Përdorimi

Aplikohet butësisht në fytyrë dhe dekolte të pastruar më parë,
në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshilla bukurie nga themelueset

Këshillë kundër imperfeksioneve: përveç kremit-xhel, përdorni 1 deri në 2 herë në javë
Face Scrub-in e fytyrës, si dhe Regenerating Mask 3-në-1, për një fillim të ri për lëkurën tuaj!

Përbërësit

Aqua (water), Propanediol, Glycerin, Octyldodecanol, Caprylic/capric triglyceride, Arachidyl alcohol, Cetearyl alcohol, Butyrospermum parkii butter, Cucumis sativus fruit extract, Hydrolyzed algin, Zinc PCA, Zinc sulfate, Caesalpinia spinosa gum, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Hydroxyethyl acrylate / sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, Behenyl alcohol, Glyceryl caprylate, Arachidyl glucoside, Polysorbate 60, Sorbitan isostearate, Perfume (fragrance).