Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Moisturizing Body Cream

Ushqen - Zbut - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 2,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje hidratuese për trupin

Tubet

Përshkrimi

Kremi hidratues për trupin, ushqen dhe qetëson të gjitha llojet e lëkurave.
Forcon barrierën e lëkurës falë lipideve që sjell gjalpi Shea Bio dhe glicerina bimore.Shenjat e tharjes zhduken që nga aplikimi i parë. Lëkura ndihet e zhdërvjellët, e butë dhe elastike. Ajo rifiton plotësisht elasticitetin e saj.

Teksturë kremoze që nuk ngjit.
Përthithet menjëherë dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme.
Aromë e butë lulesh portokalli dhe trëndafili.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet, që kanë nevojë për ushqyerje.
I përshtatshëm edhe për gratë shtatzëna.

97% me origjinë natyrale

99 % e biodegradueshme

Paketime vegjetale nga kallam sheqeri

Vegane

Përdorimi

Aplikohet në lëkurë të pastër çdo ditë.

Këshilla bukurie nga themelueset

Për lëkurë shumë të thatë dhe strija: shtoni disa pika të përkujdesjes vajore ushqyese
në një sasi të vogël kremi trupi, masazhojeni mirë.

Përbërësit

Aqua (water), glycerin, Butyrospermum parkii (shea) butter, glyceryl stearate, undecane, cetyl alcohol, tridecane, tocopheryl acetate, Chondrus crispus extract, tocopherol, carbomer, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, caprylyl glycol, perfume (fragrance), polysorbate 60, sorbitan isostearate, tetrasodium glutamate diacetate, sodium hydroxide, sodium benzoate, dehydroacetic acid, benzyl alcohol, citronellol, and geraniol.