Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Hydrating Face Serum

Hidratues - Lëmues - Tonifikues

Çmimi i zakonshëm 3,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 3,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum hidratues me Aloe Vera BIO

Flakon

Përshkrimi

Serum hidratues që shuan etjen e lëkurës së fytyrës ku kombinohet acidi hialuronik me peshë molekulare të lartë dhe të ulët për një veprim të dyfishtë: lëmon sipërfaqen e lëkurës dhe e hidraton atë në thellësi.
Formula me 99% përbërës me origjinë natyrale, përmban edhe Aloe vera BIO qetësuese dhe hidratuese.
E lë lëkurën të ngopur, të tonifikuar dhe të rimbushur.
Çehrja rifiton gjithë freskinë dhe tonifikimin e saj.

Teksturë e lehtë, fluide dhe që nuk ngjit.
Me aromë të freskët dhe florale.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet, që kanë nevojë për hidratim, tonifikim apo qëndrueshmëri.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.


99% me origjinë natyrale

Vegane

99% e biodegradueshme

Vlerësimi në Yuka 100/100

Paketime të lehta, të ricikluara dhe të riciklueshme

Formulë jo-komedogjenike

Përdorimi

Aplikohen 2 - 3 pika, në mëngjes dhe në mbrëmje, përpara se të përdoret një krem hidratues.

Këshilla bukurie nga themelueset

Nëse keni lëkurë të thatë: kombinoni Plumping Serum me Hydrating Serum për një hidratim të plotë dhe optimal. Kështu epiderma do të hidratohet thellësisht, do të ushqehet dhe të forcohet.
Nuk duhet harruar aplikimi i serumit edhe në qafë dhe dekolte!

Përbërësit

Aqua (water), Propanediol, Erythritol, Glycerin, Sodium hyaluronate, Aloe barbadensis leaf juice powder, Malus domestica fruit extract, Inulin, Xanthan gum, 1,2-hexanediol, Perfume (fragrance), Citric acid, Sodium benzoate.