Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Gentle Face Scrub

Eksfolion - Pastron -Lëmon

Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Eksfoljues kokrrizor i butë për lëkurë delikate, me Aloe Vera organike

Tubet

Përshkrimi

Përkujdesje eksfoliuese që falë rruazave të vogla prej dylli jojoba, largon butësisht shtresën e qelizave të vdekura që mbulon epidermën dhe aktivizon mikroqarkullimin e gjakut.
Zhbllokon dhe redukton përmasat e poreve.
Aloe vera BIO hidraton dhe qetëson.
E lë lëkurën të pastër, të butë dhe të lëmuar.
Lëkura rifiton të gjithë shkëlqimin e saj!

Teksturë e butë e xhelifikuar.
Aromë e freskët deti.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna.


97% me origjinë natyrale

96% e biodegradueshme

Paketime vegjetale nga kallam sheqeri

Vegane

Vlerësimi në Yuka 100/100

Përdorimi

Përdoret një ose dy herë në javë. Aplikoni një sasi të vogël eksfoliuesi në lëkurë të lagur.
Për lëkurat mikse deri në të yndyrshme, fokusohuni në zonën T.
Shpëlajeni pas përdorimit.

Këshilla bukurie nga themelueset

Përkujdesja ekfoliuese e fytyrës përgatit lëkurën duke larguar qelizat e vdekura të saj.
Përpara një maske, serumi ose hidratuesi për të lehtësuar përthithjen dhe për të rritur efikasitetin e tyre.
Para ekspozimit në diell, për një nxirje më të ndritshme dhe më të qëndrueshme!

Përbërësit

Aqua (water), Glycerin, Coco-glucoside, Caprylyl/capryl glucoside, Polyacrylate crosspolymer-6, Aloe barbadensis leaf juice powder, Jojoba esters, Pumice, Xanthan gum, Cellulose, Microcrystalline cellulose, Perfume (fragrance), Tetrasodium glutamate diacetate, Citric acid, Sodium benzoate.