Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Fresh Deodorant Refill

Rifreskon - Mbron - Përthith lagështinë

Çmimi i zakonshëm 1,450.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 1,450.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje rimbushëse për deodorantin tuaj  LA ROSÉE me probiotikë,për freski  dhe rehati, kundër aromës së pakëndëshme

Refill

Përshkrimi

Stiku rimbushës i jep jetë të re deodorantit tuaj LA ROSÉE pasi ka mbaruar.
Një rimbushje kursen 62% plastikë krahasuar me blerjen e një stiku të ri të plotë. Një gjest që ka rëndësi për planetin tonë!

Teksturë e butë, hidratuese dhe jo ngjitëse.
Thahet shpejt.
Aromë e freskët, 100% natyrale.

99% origjinë natyrale dhe 84% e biodegradueshme.

Paketimi ekologjik

Rimbushje 100% e riciklueshme.

Përkujdesje vegane

Nuk është testuar në kafshë, në përputhje me rregulloret evropiane dhe nuk përmban përbërës me origjinë shtazore.

Vlerësimi në Yuka 93/100

Përdorimi

Aplikojeni në lëkurë të thatë dhe të pastër.
Një aplikim është i mjaftueshëm për mbrojtje afatgjatë gjatë gjithë ditës.
Ka teksturë jo-ngjitëse dhe thahet shpejt.

Pasi të keni mbaruar, rimbushni deodorantin:

-Hiqni pjesën transparente të rrumbullakët nga deodoranti i zbrazët duke e rrotulluar pjesën e poshtme të paketimit.

-Rrotulloni bazën e mbushësit tuaj një të katërtën e rrotullimit.

-Hiqni kapakun e mbushësit dhe shtyjeni atë duke shtypur në rrethin e vogël qendror.

-Mbajeni mbushësin nga baza dhe vendoseni në deodorantin tuaj të zbrazët.

-Rrotulloni pjesën e poshtme të deodorantit të zbrazët për të futur mbushësin.

Gjeni të gjitha këto shpjegime në një video në kodin QR të deodorantit tuaj!

Përbërësit

Propylene glycol,Glycerin,Aqua (water),Sodium stearate,Magnesiumhydroxide,Diatomaceousearth,Perfume (fragrance),Lactobacillus ferment,Tocopherol,Magnesium carbonate hydroxide,Maltodextrin,Ethylhexylglycerin,Sodium hydroxide