Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Cleansing Shower Oil

Pastron - Ushqen - Mbron

Çmimi i zakonshëm 2,300.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,300.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj pastrues për trupin dhe fytyrën

Flakon

Përshkrimi

Vaji pastrues për dush, pastron butësisht fytyrën dhe trupin,për të gjitha llojet e lëkurës, edhe ato më të ndjeshmet.
Shumë i përqendruar në vajin e farës së lulediellit BIO, ky vaj i vërtetë dushi, ofron ushqyerje intensive, forcon barriera e lëkurës dhe mbron epidermën nga tharja. Lëkura ndihet mirë,e butë dhe elastike. Është plotësisht e rilipiduar!

Teksturë vajore që kthehet në një shkumë të hollë kremoze
në kontakt me ujin. Aromë e freskët dhe delikate kajsie.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
I përshtatshëm për të gjithë familjen nga 3 vjeç dhe për gratë shtatzëna.


Vetëm 9 përbërës,pa konservues

96% e biodegradueshme

Paketime të riciklueshme që rimbushen

Vegane

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
I përshtatshëm për të gjithë familjen nga 3 vjeç dhe për gratë shtatzëna.

Këshilla për planetin

Mos harroni të fikni dushin kur laheni dhe zgjidhni një dush të shpejtë dhe më pak të nxehtë për të ruajtur ujin dhe burimet e energjisë së planetit!

Përdorimi

Mjaftojnë dy shtypje për të krijuar një shkumë delikate për larjen e fytyrës dhe trupit.
Mos hezitoni ta emulsifikoni mirë me ujë. Në kontakt me ujin, vaji do të kthehet në një shkumë kremoze!
Ju gjithashtu mund ta hidhni vajin pastrues në një dorezë dushi dhe shkuma do të formohet shumë më shpejt. Për përdorim të përditshëm. Shpëlajeni!

Përbërësit

Laureth-4, Mipa-laureth sulfate, Helianthus annuus (sunflower) seed oil, Cocamide DEA, Caprylic/capric triglyceride, Perfume (fragrance), Tocopheryl acetate, Aqua (water), CI 14700 (red 4).