Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
LA ROSEE PARIS

La Rosée është krijuar nga dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisëdhe bukurisë natyrale.
Për përdorues që kërkojnë një rutinë më të thjeshtë, vërtet të ndershme dhe më të përgjegjshme, pa premtime të tepërta dhe të parealizueshme.
Për këdo që kërkon produkte të krijuara ekologjikisht, ultra të pastra dhe që janë deri në 100% natyrale.
Një markë e përkushtuar që mund t'i besoni verbërisht!

Baby Ultra-Soft Washing Gel

Çmimi i zakonshëm 1,600.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 1,600.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel pastrues për fytyrën, trupin dhe flokët e foshnjave, duke respektuar lëkurën e tyre të ndjeshme,400 ml

Përshkrimi

Formula e shëndetshme dhe natyrale e xhelit ultra të butë pastrues respekton dhe qetëson lëkurën e ndjeshme të bebeve.
Përmban agjentë pastrues të butë për pastrim të butë dhe jo agresiv.
Mbron florën e pamaturuar të lëkurës së bebes falë glicerinës vegjetale BIO, vajit të ullirit dhe alantoinës, të cilët ofrojnë lipide për të përforcuar shtresën hidrolipidike. Filmi hidrolipidik, rifiton plotësisht rolin e tij si një mburojë mbrojtëse e epidermës nga agresionet e jashtme.
Lëkura dhe flokët janë të pastruar në mënyrë të përsosur, të butë dhe të ushqyer.

Teksturë që shkumëzohet lehtë, pa sapun.
Me aromë të freskët dhe delikate.

Formuluar për përdorim nga lindja, për lëkurën e ndjeshme të bebeve dhe fëmijëve.

96% me origjinë natyrale

Formulë hipoalergjenike

97% e biodegradueshme

Shishe e ricikluar nga shishet e ujit
dhe e riciklueshme
Refill monomaterial 100% i riciklueshëm

Vegane

Këshilla për planetin

Banja është një kohë e veçantë për fëmijët. Megjithatë, mbushja e një vaske të madhe mund të përdorë deri në 200 litra ujë. Për fëmijët mbi moshën 2 vjeç, të alternohen banjot me dushe të shkurtra gjatë javës dhe kështu kufizohet përdorimi i ujit. Duke reduktuar ne 3 banja në javë, ju do të kurseni më shumë se31,000 litra ujë në vit, që është e barabartë me një pishinë 20 m2!

Përdorimi

Shkumohet në trup, fytyrë dhe flokë të lagur, më pas shpëlahet me ujë.

Këshilla bukurie nga themelueset

Në ditët e para pas lindjes, mjafton një banjë në dy ditë. Temperatura e ujit të banjës duhet të jetë 37°C (98,6°F). Të thahen butësisht të gjitha palosjet e lëkurës, duke përfshirë pjesën pas veshëve dhe brenda, për të parandaluar infeksionet e veshit.

Përbërësit

Aqua (water), Glycerin, Sodium lauroyl glutamate, Lauryl glucoside, Coco-glucoside, Cocamidopropyl betaine, Perfume (fragrance), Olea europaea (olive) fruit oil, Tocopherol, Allantoin, Glyceryl oleate, Acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer, Styrene/acrylates copolymer, Propylene glycol, Polyquaternium-10, Tetrasodium glutamate diacetate, Citric acid, Hydrogenated palm glycerides citrate, Sodium benzoate