Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
LA ROSEE PARIS

La Rosée është krijuar nga dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisëdhe bukurisë natyrale.
Për përdorues që kërkojnë një rutinë më të thjeshtë, vërtet të ndershme dhe më të përgjegjshme, pa premtime të tepërta dhe të parealizueshme.
Për këdo që kërkon produkte të krijuara ekologjikisht, ultra të pastra dhe që janë deri në 100% natyrale.
Një markë e përkushtuar që mund t'i besoni verbërisht!

Baby Cleansing Water

Çmimi i zakonshëm 1,500.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 1,500.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Ujë pastrues me aloe vera organike, pastron, qetëson dhe hidraton fytyrën, trupin dhe zonën e pelenave të foshnjës, duke respektuar lëkurën delikate,400 ml

Përshkrimi

Formula e shëndetshme, natyrale dhe pa shpëlarje e ujit pastrues respekton lëkurën e ndjeshme të bebeve.
Ai përmban surfaktantë të butë që ofrojnë pastrim të butë dhe jo agresiv. Aloe vera BIO siguron ujin e nevojshëm për të rihidratuar lëkurën. Glicerina vegjetale BIO dhe alantoina ofrojnë lipide që ribalancojnë filmin hidrolipidik. Këta përbërës aktivë qetësues respektojnë florën e lëkurës së pamaturuar të bebeve.
Fytyra, trupi dhe zona gluteale janë krejtësisht të pastra, të buta dhe të hidratuara!

Teksturë fluide dhe që nuk ngjit.Nuk djeg sytë.
Me aromë të freskët dhe delikate.

Që nga lindja, për lëkurën e ndjeshme të bebeve dhe fëmijëve.

98% me origjinë natyrale

Paketime të ricikluara dhe të riciklueshme

Vegane

Vlerësimi në Yuka 100/100

Këshilla për planetin

Kini parasysh përdorimin e disqeve të ripërdorshëm të pambukut për të reduktuar mbetjet! Në fund të fundit, rritja e pambukut kërkon sasi të mëdha uji dhe pesticidesh. Duke mos përdorur disqe pambuku një-përdorimëshe, do të kurseni më shumë se 1100 disqe pambuku në vit, që është e barabartë me 1 kg pambuk dhe 5260 litra ujë!

Përdorimi

Aplikohet me një pambuk në fytyrë, trup ose në te ndenjurat e bebes. Nuk ka nevojë për shpëlarje.
Merret me vete kudo për të pastruar shpejt dhe butësisht fëmijën. E mban lëkurën e tij gjithmonë të pastër dhe me aromë delikate!

Përbërësit

Aqua (water), Glycerin, Perfume (fragrance), Aloe barbadensis leaf juice powder, Allantoin, Decyl glucoside, 1,2-Hexanediol, Caprylyl glycol, Xanthan gum, Citric acid, Sodium benzoate.